Ajo që po qëndisë pajën!Stavro Nikolla Risto


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe Shall

E bukur plot’ dritë delikate si shpirtë

Me zëthin e qeshur q’i pikonë mjaltë!

Si këngëz birbili ajo, karajfili i bardhē

O Zot hirplotë merrm’ shpjerm te lisi

Fshehur hijes së tijë, të qaj si Dionisi!

Moj gjethëz tërfili ti petalkë kamomili

Që tundeni përkundeni nën arom bliri

Luani e gëzoni me flladin që sjell prilli

Dehur lëndinës, livadhit, prroit e pyllit

Hiqmëni syut të Djallit ngrimëni qiellit!

Magjepsur bêrë tapë ballukes së artë

I përvëluar brenda e i ngrir nga jashtë

Tretur oh këngës që s’e mësova kurrë

Nën Kryq të Krishtit i goditur me gurë

S’e shijova lumturinë siç e desha unë!

Shpirtshtrir në shpresë,syut t’nënesë

Pres e pres me shekuj e ditë edhe orë

S’e shikoj kundi lulen e manushaqesë

Por veç ferrë e djerë edhe oh skëterrē

Që ma marrin shpirtin në të lig poterē!

Ç’t’i bëj vehtes oh që s’e kam në dorë

T’i ulem rastësis, që më ka shpërdorë?

Apo të bëhem asket e të dashuroj yjet

O të eci zvarrë e xvarrë largë nga qiejt

Apo të rri me mëmën nën të sain diell?

O djalë o bir o ti që s’i jepesh,prishjes

Mos u përzje ti, me shthurrjen armike!

Vallxo ëndërrimit ec shtegut të lashtë

Atje lartë majë malit ja është një vajzë

Që nën cicërim zogjsh po qëndis pajē!

PERRLA 2017.