Ajo vajza e andrrave-Donike Rrethej


AJO VAJZA E ANDRRAVE.

Mos i trazoni andrrat e fjetna,

vajza e ujnave t’qeta flen mbrenda,

era marrtë mendimet e liga,

i çoftë lerg.

Mos vidhni zemra,

kur sjeni n’grad me i dasht,

mos flijoni shpirtna kur s’jeni n’grad me i pas,

se sytë lotojnë mall ,duert dridhen si gjethe vjeshtët t’ledhatueme ala prej flladit….

q’i pret me ikë.

Galopon zemra si mendim i nxanun n’grack ,

ec mendja për diku t’pa’arritshme,

rrugë q’i ndahen …

rrugë q’i kryqzohen prep tuj e ditë se nër ta kena me humb si t’pa’emën.

Oh ,m’lën …m’lën n’ata pllajat e dishirimeve t’mija,

ku bashkohen mij fjalë t’pa’than’na.

I buzëqeshi nji rreze diellit…

edhe resë q’i qiellin e ka nxi…

edhe erës q’i m’pshtjellon mendimet e tuj dasht m’peshon n’kohë t’ikna tesh.

I qeshi viteve ,

naj rrudhet q’i sapo kah nisë me m’ngryesë pak ftyrën teme,

edhe gjoksit e mbaj me duert e kryqzueme …

e i flas n’heshtje ?!

Pse hidhesh? ….qetë!

Gjithçka n’mue ka ngjyra t’tjera ,

kanjiher ju hjeku ,

kanjiher ngjyrosi gjithçka para mejet si ajo vajza e ujnave t’qeta,

shtojzavalle e netëve me andrra ,

dishirimi i ujtë i pellgjeve buzë kufijve,

kufijve t’mij kalimeve t’mija,

aty …aty ku lumtunija ka vue rranjë.

Sa duron nji lumtuni?!

sa peshon mbi shpirt ?!

e kur vdes e si mos me pa ekzistue kurrë ,

zhduket?!

M’nep pak shpirt !

m’nepni pak paqe !

Rrugët e mija tesh jan shtigje t’qeta,

dyer t’mbyellna ku unë s’hapi për asnji arsye,

çilsin e zemrës tesh e ka dikush tjetër ,

hapat e tij i ndiej,

i njoh,

prej lerg jam pre e tij.

N’gjoks tandin kam me u prehë,

n’buzët tueja kam me shue etjen,

e n’trup tandin me shititë andrrat,

fantazitë e shthuerna tesh t’vajzës t’ujnave t’qeta ,

Grue t’rritun.

M’prit po vij ….

sa shpirtin ta gjej nëpër rrugët e humbna e me ty ta ngij.

Autore:

Donike Rrethej .

Foto : ( shtëpija e prindërve ku u rrita ,bahçja e tyne e e fëminisë teme ).