Amanda Ç. dhe muzikanti-Rrëfim nga Gezim Llojdia


1

Rrëfimi i shtatë

Romanca studentore:Romeo-Zhuljeta

Ato rrinin në ballkonë.Diçka lexonin.Kishte filluar shlyerja e kolegiumeve.Ditë të ngarkuar,netë të lodhura nga pagjumësia. Rrëzuar dëshirat. Atje mbuluar nga heshtja e akullt.Shikim i humbur.Ftohtësi Antraktide.E çmendur dëshirë!Ku shkon në këtë mot?Të ndjellësh ëndërrat?

-Mirëmbrëma vajza!

-Mirëmbrëma.

-Si thoni, flasim pak për tragjedinë e Shekspirit?Meqë ju lartë,unë poshtë këtij ballkoni?

-Të pamë, që ishe Romeua.The ,ç’kishe për të thënë.

Shekspirin,sa për dijeni e ke te filoqyli.Çfarë ndodh më pas?

-Ku ta di unë!

-Muzikant, ke ardhur në mot të ngarkuar?Gjithë kolegiumet, i kanë vendosur brenda javës.Me shumë gjasa,nuk vijmë.Nga ballkoni nuk zbresim dot?Ti i jep dot zgjidhje, këtij rebusi të ngatërruar?Tha Luci.

-Po i jap. Ja p.sh:nga ai ballkon zbresin vetëm të dashuruarit, Luci!

-Dhe shoqja jote,ende nuk është Zhuljetë.Se po të qe kështu.Ajo do zbriste vërtetë.Një Romeo, ka kjo jetë.Dy zemrat, të mbushura me qetësi dhe dashuri, s’bashkohen vetëm, që të derdhën dy pika lotë.Që të jesh det,duhet të bëhesh dallgë…

-Eh Romeo i shkretë, po ku e gjete ditën sot ,more Romeo.Tundte kokën, Amanda.

-Ç’farë fati paske ti?Të bisedosh vetëm me kulvitë.E si të zbresim vallë?Por me, që e do.Troç ,po ta themi.A zbret një Zhulietë e vërtetë? Sepse një trëndafil sa u hap? Një dimër i madh e pret.E ftoj zemrën time ta braktisë, atë që më ndjek… edhe nëse them: “Kjo është e sinqertë”.

-Nuk e mora vesh,zbret apo jo?

-Veçse ,nëse këtu vijnë, perënditë.

-Perëndia jam,vet edhe dritë dhe e vërtetë…Ndërpres bisedën,ngase aty kaloi andej Kujtimi.Shok ,që në gjimnaz me vajzat.Ai duke dëgjuar bisedën tha:

-Tani të ishte gjallë Shekspiri?Kot vdiq, aq shpejt! Dhe ç’është Verona,para kësaj prag-tragjedie ,që po xhirohet këtu.Cili nga dy fiset armiqësorë, jeni? Montague (Romeo) është artisti dhe Capuletët (Zhuljeta) besoj Manda.Ajo buzëqeshi.

-Eh ky Romeua.Njëzet e katër e ka sahatin.Gjithë ditën vërdalliset këtej nga ne.Gjithë natën, na bënë serenata. Koha për artsitët punon.Jo për doktorët e kafëshve.Katër lëndë,xhirojnë këta, gjithë vitin.Ku do ta shkojë kohën?

-Amanda-poshtë ballkonit tonë. Vend i bukur -tha edhe për të soditur perënditë,që janë këtu lartë.Përtej mundimit dhe përtej dhimbjes dhe nevojës, përtej shqetësimit dhe shpresës, përtej shkakut dhe motivimit …nuk dihet sa zgjatë qëndrimi aty poshtë.

-E zemë se isha, unë-tha Kujtimi. Te godina e derzhurnit, do thërrisja:O vajzat e godinës 7.Dua një lidhje me…pa thënë asnjë emër.Të gjitha siç ishin nëpër dhoma,do rendin aty.Kështu, që rreshti aty do bëhej me 287 vajza, nga godina 7.

-Pse aq janë, i ke numëruar ti, Kujtim?

-Po i kam numëruar.Por prit se s’kam mbaruar.

–Por ti Manda ,do të ishe e 288-ta.

-Jo ore! Tha ajo.E shtove edhe një.

-Po kështu, si të them unë,vijoi KujtimiMe muzikantin ehu që njihemi, kur luanin futboll.Pastaj- vazhdoi, në tokë, dielli dhe hëna ,shkëlqejnë në mënyra të ndryshme.Ato, që të thonë ty, mos e tako.Ku i zihet besë sot njeriut?Ti s’do ta bëje këtë .Ato do ta mbushnin boshllëkun tënd.Vajzat e adhurojnë muzikën.Kush e bënë muzikën?Kështu, që adhurojnë edhe muzikantin.Isha një pasdite këtu.Ju murgeshat e famshme,të dhomës 2 ,refuzuat. Derzhurnia mërmëriste nëpër dhëmbë: Kujt vete dhe i troket fati në derë? Amandës! Dhe kujt ja kushtoi këngën:Në bankat e shkollës, moj mike?Amandës!

Ikëm.

2.

…Kjo Manda s’të thotë asgjë,por më brenë,krimbi i dyshimit.E mistershme,thua? E mistershme është. Gati të gdhendur.Pyetje e skalitur .Rrahur e bërë,si hekur i nxehtë. Deri në kockë, po më futet. Më ngrinë, në zemër loti.Thua përse?Më zgjoi dikë e lexoj emrin e saj,nëpër mjegullina të irnosura.Më shpesh më humbet, thellë zgavrave të thellësisë.Ëndërritet.Thyen vezë të njoma.Është shpërgjumësh.Flokëbukur.Cipëlmuar.

-Amanda.Një ditë,ardhsh nëpër dëborë!Mos tu tretshin mendimet !Mos të rrënçin xhindet!

3.

Rrëfimi i tetë:

Mundësia për të zbutur “dhitë e egra”

U kthyem nga rruga.Diç kishte harruar .Doli Manda.

-E di o Manda, kam parë një film me dhitë egra.Tha Kujtimi.

-Për këtë u ktheve nga rruga?Jo për detyrën e kursit.

-Kot, s’u bëre doktor kafshësh,më tha atëherë do ti kuptoje, si zbuteshin dhitë e egra.

-Natën, ne po ikim.Manda.Natën.

Doli në ballkon.

-Kujto- i tha.Po -i tha ai.

-I zbutë dot, dhitë e egra?

-Unë,tha -po ai, është zanati im.

-Ti e ke për mua, apo për muzikantin ?

-Për muzikantin.

-Kujto- tregoja atij tjetrit, si zbuten dhitë e egra!

Ikëm.

4.

…Ajo.Do të udhëtoj në yllësin tonë.Ç’praj asaj bisede.Qiell dhe vetëm natë.Qiell dhe vetëm dehje. Dehja është ose bëhet pjesë e një sistemi lidhës trurësh.Dhe ajo pastaj vërtitet rreth orbitales tonë. Më një fjalë rrëzuar yjet, brenda pusit tonë. Kështu kapitet bari,yjet,qielli. Dhe hënën, po deshi Armanda?E rrëzojmë edhe hënën.E plandosim përdhe të vdekur, hënën!Por lere ,sonte, të na bëjë udhë, me dritësimin e saj -mërmëriste .Kujtimi.

E thyem,të pathyerën .E rrëzuam të pa rrëzuarën. E sollëm në yllësin tonë ,të bukurën Amanda.

vijon..