DESHA DHE UNË
————————–
Si bir i këtij kombi,desha sot edhe unë
këtu në letër,disa vargje të shkruaj
nuk mund të rrija jo,fare duar-kryq
imazhin tënd të bukur,në mëndje e ruaj.
Do shkruaj edhe unë,për ty moj trimëreshë
për ty moj sokoleshë e kombit,e Dardanisë
ku nuk të ndali ty,asnjë stuhi dhe rrebesh
por derdhe gjakun ti,në mbrojtje të lirisë.
Me bukurinë tënde,pasarelat mund të zgjidhje
nuk mund të shkoje kurrë,kur shkelej pavarsia
urrejtjen ndaj armiqve,brënda shpirtit mblidhje
më shtrenjta nga ato,për ty,ishte vetëm liria.
Kam shkruar vargje,për qëndistaren e flamurit
të gjithë Shqiptarët e njohin,e njohin Marigonë
u shtua dhe një trmëreshë,që flamurin me gjak vaditi
kjo është dëshmorja e Dardanisë,e bukura-Antigonë-
VILSON MERSINLLARI.
VLORË-dt-4-11-2024.