Shkruar nga Sami ARIFI
Atdhetari Jahja Sahit Fusha, intelektual i mirëfillët, i edukuar nga familja e tij me taban kombëtare
Atdhetari Jahja Sahit Fusha u lind në Podujevë (Besianë), më 27 dhjetor 1919, ai kishte taban kombëtar nga familja e tij, e njohur për tradita të veprimtarisë patriotike kombëtare. Jahja Sahit Fusha ndoqi rrugën e babait dhe babagjyshit të tij Xhemajlit. Atdhetari Jahja Sahit Fusha kreu shkollën fillore në Podujevë në gjuhën serbe, meqë në gjuhën shqipe ishte e ndaluar të mësohej në shkollë, kreu pastaj edhe shkollën Normale në Shkup dhe u regjistrua pastaj në fakultet, por këtë nuk arriti ta përfundoi, pasi kishte filluar Lufta e Dytë Botërore (LDB). Atdhetari Jahja Fusha, në mes braktisjes athdheu, dhe qëndrimi në atdhe që i sillte vdekjen e sigurt ai zgjodhi këtë të fundit…
Shkruar nga Sami ARIFI
Atdhetari Jahja Sahit Fusha (1919-1944)
Familja e tij ishte e ardhur nga fshati Obrançë dhe ishte vendosur në Podujevë. Prej familjes së tij ishin të njohurë, në veçanti, Xhemajl Fusha luftëtar kundër forcave serbe në Merdar gjatë luftërave ballkanike të vitit 1912-të, të cilën rrugë e ndoqën edhe tre djemt e tij: Sahiti (1888-1944), pra, babai i Jahja Sahit Fushës ishte i njohur si atdhetar i shquar i kohës, ai ishte arsimdashës i shkollës shqipe, ai kishte sjellur shumë libra nga Shqipëria, në mes tyre, edhe Abetarën e parë.
Në vitin 1941, menjëherë pas kapitullimit të Jugosllavisë, dhe organizimit të pushtetit shqiptar në Kosovë, Sahit Fusha caktohet kryetar i Komunës së Podujevës deri në vitin 1942 kur edhe ndërron jetë. Ali Fusha ishte gjithashtu pjesëtar aktiv i rrezistencës kombëtare, por që njihej edhe si pleqnar, urtak, për pajtimin e gjaqeve, ai për veprimtarinë e tij patriotike u pushkatua menjëher pas “çlirimit” në nëntor të vitit 1944.
Musli Fusha vëllai më i vogël i Sahitit dhe Aliu, i lindur në vitin 1900 ishte pjesëmarrës aktiv i rrezistencës dhe i mbrojtjes së kufijve, poashtu edhe pjesëmarrës i Luftës në Drenicë të udhëhequr nën komandën e atdhetarit Shaban Palluzhës.
Pasi nga qendra prej Tirane ishin organizuar prefektura, nënprefektura dhe komuna, Jahja Sahit Fusha ndihmoi mjaft shumë në organizimin e pushtetit në Llap, ai ishte edhe udhëheqës kryesor i forcave kombëtare vullnetare për mbrojtjen e kufirit nga çetnikët e Kosta Peçanit. Atdhetari Jahja Fusha mori pjesë në Kuvendin e Parë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në cilësinë e përfaqësuesit të Llapit së bashku me Hoxhë Visokën (Shaqir Halimin), ku edhe mbajti një fjalim, ai kërkoj që “viset e Kosovës në prefekturën e Mitrovicës t’i bashëngjiten Shqipërisë”.
Jahja Sahit Fusha, ishte i martuar me një vajzë të oficerit gjerman në Kosovë, në kohën kur ishte e qartë se Gjermania po humbëte luftën, Xhafer Deva kishte dërguar veturën për ta marrë Jahjahën me vete për në Gjermani, por Jahjaha nuk ishte pajtuar assesi që ta lëshonte Kosovën dhe të braktiste bashkëluftëtarët e tij, pra, ai në mes braktisjes dhe atdheut dhe vdekjes së sigurt zgjodhi këtë të dytën, dhe dha shembull të shkëlqyer, se, në një fatkeqësi udhëheqësi është i fundit që ikë nga vendi i fatkeqësisë. Ky ishte shembull i ndëritur i vetëflijimit për çështjen kombëtare. Në ditët e fundit të nëntorit të vitit 1944, atdhetari Jahja Sahit Fusha së pari arrestohet nga komunistët dhe pas torturave çnjerëzore, në fund e likujdojnë, siç më parë bën edhe me gruan e tij Lucikën, dhe sot e kësaj dite ende nuk iu dihen as varret e as eshtrat e tyre…
Lavdi e pëtjetshme atdhetarit me taban kombëtar familjar, Jahja Sahit Fushës, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për të mos vdekur kurrë për lirinë e atdheut…
Shkruan: Sami ARIFI