Atdheu
Dashuri e parrëfyer më je Atdhe,
ndër vise, në gjith’ dheun mbarë!
metropoleve, parzmore ti më veshe,
askund më ngroh ky diell i marrë!
Në ty lind një ditë e re me shpresë,
agimi të kuq’n e mollës ka marrë,
perëndimi trëndafiltë në ato vise,
bardhësi e borës larë në ar.
Atje dimri i përngjan beharë,
edhe dielli lind i buzëqeshur,
edhe hëna sodit e përkorë,
edhe qielli me të bruztë veshur.
Djepi i lindjes ku u nanurisa,
ku mësova gjuhën e nënës,
arave thurra ëndrra ndër plisa…
ku zbrazen florinjtë e hënës!
Të kam dhembje, gaz e brengë,
në strehën time bie paqe qetë,
mokrrat vozitin magji kënge,
përroi në koritë, luan klarinetë!
Atdheu, ku luhen fatet e popullit tim,
ku janë tretur eshtrat e të parëve…
gati jam, ta jap shpirtin si shpërblim,
të mbështillem, me flamur dykrenore!