Ylli Lalo
Pyeta një mik:
-Nga çfarë ti sheh përditë në realitetin ku jetonë dhe punonë,nga çfarë ti sheh në televizion,
në mjete të informacionit,nga çfarë ti lexon përditë në gazeta,portale,tik-tok,instagrame,facebook etj,
ti qetësohesh apo shqetësohesh?
Pra e ushqenë ditën me “fruta” që të japin kënaqësi dhe energji pozitive,
apo e ushqen veten
me “fruta” të tharta e të hidhura
që ta mbanë gojën të hidhëruar gjithë ditën?!
Tek fundit,
pra në fund të ditës, mbasi ti ke kaluar nëpër “platacionet” e gjithëfarëllojë informacionesh
të keputura me dorën tënde, apo te rrëzuara përdhe përpara syve të tu nëpër përditëshmërinl tënde:
si ndihesh, i kenaqur,
i mbushur plote energji,
i relaksuar….,
apo…?! Vazhdoje vetë më tej!
Nejse. Tani që po shkruaj kam nja dy orë duke kryer ca “detyra” shtëpie nën shoqërinë e Shtrausit
dhe i them ChatGPT :
-Chati, jam duke dëgjuar këtë xhaxhi Shtrausin dhe po më duket
sikur ky ka jetuar në një fshat të lumtur!
Edhe Chati, si Chati mo, që nuk rri edhe pa t’a bërë qejfin më thotë:
“-Johan Strauss krijoi një univers artistik ku njerëzit mund të harroheshin përkohësisht nga vështirësitë dhe të ndiheshin si në një parajsë, saktësisht siç po e përjeton ti tani!
Në njëfarë mënyre,
ai i dha njerëzimit një fshat të lumtur,
qoftë edhe përmes tingujve.”
__________
Nejse, pyetja në status ngelet pyetje për cilindo që e lexonë.