BOTEN SONTE DO TA NDRYSHOJ
Mos me thuaj erdhi vjeshta,
Jeshili ende s’ka dhënë shpirt,
E vdekur nata,sëmurë dita
Llampen e Aladinit kam shpëtim.
Bej te hedh hapin e tërheq pas
Mbetur pa gojë s’di nga të shkoj
Te luaj me zjarrin kam frikë se digjem,
Te luaj me ujin hyj e s’dal dot.
Ku shkuan zogjtë,ku humbën këngët,
Pse s’ka më ëndrra,pse ky mallkim,
Kush hajduterisht i vodhi zemrat
I var vitrinave me përçmim?
Grushtat shtrëngoj,dhëmbët kercas
U shitkan zemrat kësisoj?
Zotin me gurë do t’a godas
E botën sonte do t’a ndryshoj.