BUZËT E TUA-Floriri Z Petra


BUZËT E TUA***

>>>>>>>>>>>>>>>>

Të kuqe si qershi

vallë I ka shijuar njeri…!?

Mbeten gjuha e shpirtit tim

sado të jem larg teje,

shpirti do gjejë, ngushëllim..!!

*****************************

Tek të shikoj shpinën

largësish më ke kthyer,

Nuk të mërzitem, o vashë

për një çast pyes vehten…!?

Janë stinët që ndrohen

i sjellin këto dukuri…

Njerzit kur me sy dashurohen

koha do lerë gjurmë,

në zemrat e tyre, gjithësesi..

Më lerë tu përkëdhel

me imagjinatën time

kur tek ty nuk po vij..

Kur sot ke nevojë më shumë

për një ndihmë apo fjalë..

Pak më shumë tju dua

me gjuhën e shpirtit tu shijoj..

O ëndër e vjetër e jetës sime

a më merr sot në kontroll

të jem pranë teje, si dikur..!?

Më duaj më fort se unë

kur s’mundem, me zërin tim

tu them dy fjalë..

Vështrimet e tua,

më bëjnë vërtet të lumtur

me shpirt e zemër,

të ndaloj tek ty, të nxjerr nje mallë…

Puthmë të lutem me ngadal

mos tu lëndoj ato buzë,

atë nishan, si magji..!!

Më bëjnë, mos të harroj ata sy

kur dritë sjellin në shpirt,

si yjet kur digjen, zbritur në tokë..

Dua tu ndjej me atë gjuhë

kur dashuria është reze drite

na mban gjallë të dy…

Më dukesh pak e heshtur

çfarë ndodh me ty..!?

Kërkon të dalësh nga vehtja,

shpirtin mos u ligështo,

Trishtimi nuk të mbyt, kur qëndron

brenda asaj dhome

ku ke vendosur të rrish..

Se zemra ime me tepër të ndjen,

me nota zanore, tinguj lëshon

të do në krah, të jesh udhës jetë..

Unë të them me bindje

se ngelesh ti ajo, e vetme…

hyre në zemrën time,

ditëve me shi, ku gjete strehim..!!

Puthmë me ato buzë, gjuhën e ëmbël,

Dashuria mos ketë mbarim…!!

Vështrimi yt largësish tretur

Oksigjen hyn shpirtit tim..!!

Floriri Z Petra

New Jersey, USA

September 27th, 2019

Të drejtat e autorit rezervuar..