Çamarrokët e mbetur!Robert Mavro


Çamarrokët e mbetur!

Zbrazen tërë portat si retë pas rrebeshit

Ashtu si zhduket vesa nën rrezet e verës

Si gjethet që shpërnda vjeshta sheshit

Aahtu dhe portat mbeten pa njërëz!

Rrallohen lagjet diku atje ndonjë vogëlush

Çamarrok që gjallëron zbrazëtin e heshtur

Oh sa me gëzim tërë mungësat i mbush

E portave të mbyllen nparreshtur!

Dikur pleqtë mbyllnin veshët e tyre me duar

Kurse sot përveç qyqeve ndonjë çamarrok

Bertisni sot deri lart dhe për ata që janë larguar

Dhe shpërndarë si re që lotojnë mbi tokë!

Diku lotët e largt bien si një dëborë e tretur

Diku avullojnë si uji i humbur me vapën në tropik

Bërtisni fort deri mbi re o çamarrokë të mbetur

Mbi rato re që lotojnë pikë -pikë!