Cikël poetik nga Gabriella Picerno- Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta


Gabriella Picerno është psikologe, pedagoge, konsulente në seksologji, eksperte në Psikologjinë e Vizatimit dhe Të Mësuarit të Fëmijëve dhe Drejtoreshë e Qendrës së Dokumentacionit Arsimor “Il Grillo Parlante – Karkaleci Folës” në Rufina (Firence). Për vite me radhë ajo është përfshirë në projekte trajnimi dhe ndërhyrje të edukimit prindëror, në afektivitet dhe seksualitet.Gabriella merret me çështje familjare si ndarja dhe divorci e gjithashtu kryen aktivitete profesionale në çështje të tilla si: trajnimi i mësuesve, sikleti në shkollë, shqetësimet e të mësuarit dhe të marrëdhënieve. Gabriella është e apasionuar pas pikturës, fotografisë dhe poezisë. Si esetë po ashtu edhe poezitë e autores në fjalë, janë vlerësuar në konkurse të ndryshme letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Lirikat e saj të dashurisë janë përkthyer në: anglisht, frëngjisht, greqisht, spanjisht, polonisht dhe shqip. Gabriella Picerno është bashkëdrejtore (së bashku me Cristina Desideri) në Serinë e Letërsisë për Fëmijë “Il Filo” të Arianës për GD Edizioni, si dhe kuratore e Çmimeve Letrare: “La Botteguccia delle Favole – Dyqani i Përrallave” dhe “Lo Zaino Raccontastorie – Çanta Treguesehistorish.”

BOTIMET E SAJ: 

– “Genitori Separati – Prindër të Ndarë”

– “Bambini Divisi – Fëmijë të Ndarë” (nga Evelina Fazzi, 1996)

– “Le Ferite Dell’Arcobaleno – Plagët e Ylberit” (nga E. Bartolozzi, 2001)

– “Le Parole Dell’Educazione – Fjalët e Edukimit” (nga Susanna Berretti, 2006)

– “Due Genitori Due Case – Dy Prindër Dy Shtëpi” (nga E. Fazzi, 2013) 

– “Dal Dire Al Fare – Nga e Thëna në të Bërë” (2013)

“Il Benessere Emotivo negli Adolescenti – Mirëqenia Emocionale tek Adoleshentët” (nga L. Collacchioni, 2013)

– “Famiglie Stra-ordinarie – Familje të jashtë – zakonshme” (2016) 

– “Io e le Mie Famiglie – Unë dhe Familjet e Mia” (nga E. Fazzi, 2016) 

– “Bambini Online – Fëmijë Online” (2019)

– “La Bambola di Giada – Kukulla e Xhadës” nga C. Desideri, 2020) 

– “Due Genitori, Due Case, Nuova Edizione Ampliata – Dy Prindër, Dy Shtëpi Edizioni i Ri i Zgjeruar (nga E. Fazzi, 2021)

– “Lascia che Sia – Lëre të Jetë” (GD Edizioni, 2021)

– La Stagione dell’Ulivo – Sezoni i Ullirit” (nga Andrea Morandi, 2021 – GD Edizioni)

– “Itinerari Affettivi e di Educazione Sessuale – Itineraret e Edukimit Affectiv dhe Seksual” (7 – 10 vjeç), (PAV Edizioni, 2022)

– “Itinerari Affettivi e di Educazione Sessuale – Itineraret e Edukimit Emocional dhe Seksual 

(0 – 3 vjeç), PAV Edizioni (2023)

– “Io Dentro Così mi Sento – Unë Brenda Kështu Ndjehem” (Edizioni dell’Assemblea – Regione Toscana, 2023)

LIBRA ME POEZI: 

– “Un Tocco di Cielo – Një Prekje e Qiellit” (2018) 

– “A Touch Of Sky” (2019) 

– Un Toque De Cielo” (Ediciones alborismos, 2022) 

– Sussurri e Maree – Pëshpëritje dhe Batica (GD Edizioni, 2022)

UNË DHE TI

Ndjeva të kaloja

nga drita e bebëzave të tua

në atë moment të jetës së vërtetë

që vraponte mes nesh

ku asnjë erë

nuk e zhvendoste drejtimin tonë.

Ajo dridhje e buzëve me epsh

hynte midis flokëve të mi

dhe dora jote më bashkonte me ndjenjat e tua.

Gulçime të ngadalta, të ëmbla

si gjethe të freskëta zambakësh të sapo këputur

fluturonin në një fllad të lehtë

Shikimi yt tashmë kishte shkruar dëshirën

me rrokje flakësh

të qarta

zjarri mbetej një mister.

Ethet

vraponin si një kolibër

lëkurë e thurur me balsam thumbues,

gjymtyrë të bashkuar nga jeta,

sy të kthyer në xhevahirë vezullues,

trupa të nxehtë, shtrënguar,

në atmosferën e pastër të qiejve të kthjellët.

NË PRAG TË JETËS 

Kanë kaluar ditët

që llogariteshin ndër duar

dhe nuk mjaftoi

të shfletohej kalendari

kështu, ditëve

iu bashkuan muajt

dhe tashmë i bëjnë shoqëri

vitet

për të shkuar në shtratin

e një jete tjetër

asaj të kujtimeve

të gjesteve të dashurisë

tashmë të përhumbura

të fshira

nga mendimet e tua.

Në atë kopsht me profum veror

në të cilin jetuam

këndonin gjinkallat

e tani mes manaferrave në lulëzim

përkëdhelje gjethesh

të rëna në tokë

dhe lulet e shpërndara mes degëve

më nuk i njoh.

PAFUNDËSI

Më puth tani

në këtë vetëtimë që tashmë kaloi 

sepse turbullim shoh në sytë e tu

sepse ndjej trupin tënd të ngrohtë plot epsh

si ajo pasdite e furishme korriku 

sepse brenda meje dëshiroj të të ndjej.

Më puth pa pushim

derisa nuk do të mundesh ta dallosh 

lëkurën time nga buzët e tua

derisa të ndihem të shkëputem nga toka

dhe të shkoj drejt ajrit të pastër 

dhe me aromë të frymëmarrjes tënde 

për të bredhur mes plazheve plot diell

duke vrapuar gëzueshëm drejt jetës.

Mos u përhumb në çastin që po ikën

dhe mos e lër të largohet

lumturinë e qenies sonë

që ia kemi dhuruar njëri – tjetrit

në mendime, në ëndrra

në ndjenjat më të thella me pasion.

Më puth

derisa ta bëj gjallëruese substancën e ekzistencës.

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese