Cikël poetik nga Jerry Langdon – Gjermani-Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta


– Temperate Darkness – Errësirë e Butë

– Behind the Twilight Veil – Prapa Vellos së Muzgut

– Death and Other Cold Things – Vdekja dhe Gjëra të Tjera të Ftohta

– Rollercoaster Heart – Zemra Rollercoaster

– Frosted Dreams – Ëndrra të Ngrira

Jerry Langdon është gjithashtu, Kryredaktor i revistës letrare të poezisë dhe prozës në Gjermani: “Raven Cage Zine” 

Frymëzimet e tij poetike rrjedhin nga poetët e njohur, si: Edgar Allen Poe, Robert Frost, Henry Wadsworth Longfellow, si dhe nga grupe të ndryshme rock. Mendja e tij në dukje jo në linjë të drejtë, përpëlitetet dhe gërsheton fantazinë me realitetin.

HUMNERË

Kur flas për humnerën

flas për zemrën dhe shpirtin tim

terrin në pafundësinë e saj

ferrin tim personal

ku nuk guxoj të strehohem.

Një vend plot trishtim dhe përvuajtje

që banon në zemër dhe në shpirt

që helmon trurin tim tashmë të brishtë

duke më ndotur me çmendurinë

duke më përqeshur me melankoli.

Kur flas për humnerën

flas për zemrën dhe shpirtin tim

për emocione plot errësirë

të mjerimit në thellësi

ku banojnë demonët e mi.

Demonët emotiv të cilët i quaj hije

sepse veshin zemrën dhe shpirtin tim

duke më rrethuar me barrikada të errëta

duke më përqafuar me zymtësi

duke më puthur marrëzisht.

Kur flas për humnerën

flas për luftën që do të vijë

kundër errësirës sime prezente

kundër zemrës dhe shpirtit tim

ku ndjehet çmenduria.

Fushat e betejës janë të përgjakshme

monolite të shkatërruara të një lufte të pafund

që përgjithmonë më përndjekin

duke skërmitur zemrën dhe shpirtin tim

ndërsa humnera dëgjohet.

Kur flas për humnerën

flas për depresionin

për urrejtjen, për kopracllëkun

dyshimin, zemërimin,

për atë çka dëm sjell.

BILBILI I KUQ I PËRGJAKUR

Një këngë që kurrë nuk e kisha dëgjuar

zemra ime çdo fjalë kuptonte

edhe pse qoftë edhe një

ndonjëherë nuk ishte shqiptuar

një pengesë e heshtur u kris.

Prapa asaj velloje muzikore magjike

një bilbil të kuq me gjak pashë

duke i kënduar zemrës sime të përhumbur

e cila qëllimisht në copa po shkatërrohej.

Këndonte një melodi të përndezur, të errët

edhe pse trishtuese, më preku.

Foli për dhimbjen e pashuar të shpirtit tim

nga zemra dhe venat kjo shpërtheu.

PENDË PATE NË KËLLËF

Tehu i tij i përgjumur në këllëf

këngët e tij të betejës nuk dëgjohen

rrëfime bindëse, të purpurta, të zbehta

veprime që donte t’i evitonte.

Në kalërim një këngëtar provat bën

të vërtetat që duhet të enkriptohen.

Hasmëri pendësh

një betejë pasoi.

Shkruan ferri i vjetër

dje në këllëf, atje për të qëndruar

larg shpirtit të tij të torturuar.

Makthet kanë pasur çmimin e tyre

përherë i shqetësuar jam

nga kujtimet e pamëshirshme 

lidhur me zinxhirë dhe i varrosur në thellësi

e megjithatë, në mendje nguliten 

Pendimi si lotët rrjedh 

përvuajtje e shumë viteve.

Dragonj për të vrarë

mizori dhimbjeje

këngët mbytëse të këngëtarit

në këllëf ndryshkeshin.

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese