Copëza kujtimesh
Rinia
Regjistrimi në fakultet
I ulur në ulsen e parë, aty menjëherë pas vozitësit të autobusit, Hamzës burrit të hallës, që voziste linjën e ” Kosovatransit” Gjakovë – Prishtinë, po shikoja nga xhamat fushën e gjërë, para së të hynim në Fushë Kosovë. Parcella të tëra, të mbjellura me drithëra, luledielli e panxhar.
Në radio po ipeshin lajmet e mëngjesit, të orës shtatë e tridhjetë. Ndegjova se Turqia kishte intervenuar në Qipro,. Fundi i regjimit ushtarak në Greqi. Dhe që ishte lajmi i ditëve ishte dorëheqja e presidentit të SHBA-ve Riçard Nikson. Pas pak
autobusi u ndal aty te ” 3 Sheshirat” , dhe përballë kisha ndërtesën e Radio Prishtinës që po e shihja nga afër për herë të parë.
Vazhdova të ecja sheshit duke soditur ato ndërtesa për skaj rrugës .
Më ra në sy reklama e ” Eximikos” – it. E që më bëri përshtypje të veçantë ishte panoja e një shitoreje të konfeksionit të “Napredakut” të Gjakovës. E sidomos aty ku shkruante Gjakovë.
Ishte hera e parë që po ecja në këmbë këtij sheshi të Prishtinës. I drejtohem një kalimtari me pyetjen: Se ku ishte Fakulteti Juridik? Pasi më shpjegoi, u drejtova andej.
Po ngutësha të arrija me kohë, nga se sot kisha provimin me shkrim kualifikues, për t’u pranuar në vitin e parë të fakultetit. Në degën e posahapur, që ishte atëherë në kuadër të Fakultetit Juridik.
Gazetari- diplomaci të Universitetit të Prishtinës.
Po i afrohesha ndërtesës së këtij fakulteti, me shpresën dhe dëshirën e flaktë që të bëhem, pjesë e atij lumi studentësh të universiteti. Atij vrulli rinor të Kosovës së atëhershme. Kur u afrova nuk mu duk aspak tërheqëse godina e fakultetit. Në korridor, hyrje po prisnin edhe disa kandidat si unë që kishin ardhur si unë për këtë provim, nga viset të ndryshme të Kosovës.
Nuk vonoj shumë, dhe u bë një turmë bukur e madhe aty në hyrje. Pas pak një burë i veshur me rrobe komplet dhe kravatë, na u drejtua:
– Do të thirreni me emra, përgatitni letërnjoftimet, dhe do të hyni në amfitetater. Në korridor mund të shihni listën me emrat e atyre që janë të liruar nga provimi falë diplomave të “Vukut”.
Pas kësaj filluam te hynim në korridor. Kalova perskaj listës së vendosur aty te atyre që ishin pranuar pa provim. Nga kurreshtja shikoj, më kujtohet tani, ishte numri 35 i kandidatëve të pranuar.
Mendova me të shpejtë, se sa të lumtur janë ata që nuk kanë nevojë të kalojnë këtë provim kualifikues, me shkrim. Nga 100 kandidat dmth. se vetëm 65 nga ne që kishim ardhë, dikund ndoshta me shume se 200, do të pranoheshin pas provimit kualifikues me shkrim. Duke kaluar me pastaj para komisionit për provim me gojë.
Vijova, kah hyrja në sallën e amfiteatrit. Pasi i tregova letërnjoftimin personit të dera, hyra brenda duke nxënë vend diku në rreshtin e dytë. Pasi hynë të gjithë, aty te katedra u paraqit një profesor i atij fakulteti. I cili na diktoj titullin e temës të cilin njeherazi po e shkruante në tabelë.
Ishte ” Kriza në lindjen e mesme rreth kanalit të Suezit dhe rroli i Jugosllavisë në zgjidhjen e tij”.
Ende pa e përfunduar titullin, njeni i ulur pranë meje, me tha mos kisha edhe një fletë të tepërt. Kishin dyfletësha me katror të formatit A4 . I çuditur e pyeta:
– Po pse?
Mu pergjegj se tema ishte shumë e gjerë dhe ky dyfletësh nuk do t’i mjaftonte.
Nejse, kishim një orë për të përfunduar. Arita të mbush dy faqe me ato që dijsha dhe kisha mbajtë në mend nga informatat që ato ditë qarkullonin në mjetet e informimit. Dorëzova fletën. Ai kolegu që ishte pranë meje, mbeti aty deri në momentin e fundit duke shkruar 8 faqe dhe nuk mund të ndahej nga shkrimi, edhe pas ziles që lajmëronte përfundimin e provimit.
Na u tha, që ne fillim të javës tjetër do të shpallej lista në bazë të poenave të fituar, për t’u paraqitur para komisionit në provimin me gojë.