Ç’të dëfrej?
Jam gjelbrimi,rrëzë lumit,
nën gjethe bliri zura diell,
jam syri juaj para gjumit,
zërash strukur rri mbështjell.
Jam stërkalë që bëhet shkumë,
derdhem gjoksit kur kam mall,
vij e shkoj,natën pa gjumë,
qiell a dhe,prap e gjallë.
Jam rilind në sa pasvdekje,
gjesti im nuk ka të dytë,
s’jam as ar,s’jam as mbetje,
shtamë e helmit,s’më ka mytë.
Jam lulevesë në horizont,
kur çel dita dhe unë shkëlqej,
qeshem ngrirë e shkrij në lot,
s’jam e çmendur,ç’të dëfrej?
Jam e fshehur brenda erës,
frymën tuaj mbledh e shtoj,
jam margaritë e pranverës,
m’zë rrebeshi,Zotin kërkoj.
Jam zagushi,që përkund retë,
kaloj ylberin,sa herë që dua,
mos guxo,nuk prekem lehtë,
s’jam më njeri,s’jam as dragua.
Jam xhevahire,jetë mbi libra,
llavën e dritës kam energji,
qumësht hëne pi me litra,
zgjimin tuaj kam mirësi.