DASHNIA PËR NJË KAFE TË MIRË N’MËNGJES-FATBARDHA BUDINI


DASHNIA PËR NJË KAFE TË MIRË N’MËNGJES.

Në mëngjes, kur hana i le vend

Diellit.

Hapi sytë e t’parën gja përqafi qetsinë e qiellit.

Po s’ka ma t’ambël n’këtë botë e rrotull Tokës.

Se kafja e parë, si puthja e fillimit të kohës.

Era e saj më ngacmon si andërr.

Kur n’filxhan zihet e lëshon një valë.

Si me qenë një dashni që t’djeg,që

t’shkund.

E unë nisem n’ditën, plotë jetë dhe pafund.

E rrijm n’ tarracë, tu e pi kadale.

Pa ngut, pa zhurmë e pa halle.

Veç ne dhe kafja e avullit t’zi.

N’ mëngjesin e hershëm, që vjen përsëri.

Sa herë e pi m’kujton si përmallim.

N’ pjekje t’shpirtit, një gllënjkë të vogël e me shijim.

Kafja jonë si miqësia e vjetër.

Që gjithmonë kthehet na përqafon me një shije të ëmbël tjetër.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.