“Dashuria nuk njeh frikë dhe është më e fortë se vdekja-Lutfi Mema-Kanada


baladë

“Dashuria nuk njeh frikë dhe është më e fortë se vdekja. Vetëm dashuria e mban dhe e lëviz jetën”.(Ivan Turgenev)

14 shkurti erdhi,

gjithë bota është në festë,

gëzim, tufa lulesh hedhin,

rinia që buzëqesh…

Është kjo ditë e puthjeve,

bota kërkon përqafime,

është dita e luleve,

si lule çelin gëzimet…

Ndrijnë sytë, kur shikon mua,

jemi pjesë të një zemre,

s’duroj pa puthjet e tua,

i japim krahë kësaj ëndrre…

1 * * *. Kohë e largët që na vret, flijohesh shën Valentin,

ndjenja këputet në mes.

lart hëna dhe yjet ngrinë…

2

Kjo ndjenjë si ujë i fjetur,

ishte si lumi pa ujë,

dashurinë s’e kishit gjetur

dhe shihnit ëndrra në gjumë…

3

Ishte kjo një kohë e plakur,

njerëzit ecnin të heshtur,

e shihnin me sy të akullt

këtë dashuri të fshehur… 1*

4

Koha të renë kishte ndalur,

shuhej flakë e dashurisë,

në sytë e tyre të lagur,

rënkojnë ditët e rinisë…

5

Përballë një mur i ngurtë,

ju rrini të dëshpëruar…

Shën Valentini gjen rrugë:

këtë ndjenjë për ta bekuar…

6.

Dritë jeshile vjen nga shekujt,

ku era qan e psherëtin,

emri yt i gjallë ka mbetur

në dashuri, shën Valentin.

7

Zgjove një botë të përgjumur,

lindi si një ditë e re,

linde jetën, dëbove muzgun

dhe gëzim solle mbi dhe…

8

Si mjek i mirë kurove plagët,

ushtarakët le të lirë,

kohës t’i hiqnin litarin, që kish mbytur dashurinë…

9

Ecje me fisnikërinë,

14 shkurti dritë do mbetet

kurorëzoje dashurinë,

pas të ndiqte shtriga vdekje… 2 *

10

Kohë e errët që ka vdekur…

Fryn sot era pranverore,

gjithë bota ka përshëndetur

shën Valentinin: Fitore!…

LUTFI MEMA

Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar

* * *

1* Me dekret të perandorit të Romës, Klaudi Il (v. 270), meshkujt, që shërbenin në ushtri, nuk do të martoheshin dhe nuk do të krijonin familje për të qenë në gatishmëri të lartë në mbrojtjen e perandorisë…

2* Shën Valentini i bekonte dhe i kurorëzonte ushtarakët fshehtaz, prandaj u dënua me vdekje. Para se të ekzekutohej, ai kishte shëruar nga verbëria vajzën e rojes së burgut, me emrin Xhulia, së cilës i shkruan një letër me nënshkrimin “Valentini yt”. Mbi varrin e tij Xhulia mbolli një filizë bajamje ngjyrë rozë, që së toku me trëndafilat e kuq, u bënë simbol për këtë ditë feste…

Komente:

“Poezi super! Vargje të bukura kushtuar ditës së dashurisë.

Pena dhe mendja juaj kurrë mos shteroftë profesor Lutfi Mema!

Një histori e trishtë. Faleminderit, që na e sillni për rifreskim.

Ju uroj gjithë të mirat në familje, i nderuar!”(Raimonda Meksi)

“Profesor Lutfi Mema, janë vargje që na bëjnë të lumtur dhe sipas Lutfiut të gjithë e presin me padurim Shen Valentinin.Dashuria nuk njeh moshë, puthjet, përqafimet të gjithë i adhurojnë, por profesori ynë, Lutfiu, na e sjell të gjallë atë kohë të vjetër, të mureve të ngurta, që pengonin dashurinë. Dashuria e akullt…Profesor Lutfiu na e përshkruan bukur flijimin për dashurinë. Mjeku i mirë, që shëron plagët dhe i bën njerrëzit të gjallë, do të flijohej, si një simbol për dashurinë, që ajo të mbetet e pavdekshme për të gjithë njerëzimin. 14 Shkurti, Valentine Day,respekte për vargjet e arta profesor Lutfi Mema! Na duket sikur po e ndjejmë atmosferën tani nëpërmjet vargjeve tuaja… Vargje reale për dashurinë, për jetën, për rrjedhën e jetës na servir profesor Lutfi Mema.

Mundet që çdo ditë, çdo muaj njerëzit të kenë: Valentin, sepse janë të dashuruar, por kjo që na përshkruan Lutfi Mema, është diçka e veçantë, është festa simbol e dashurisë, të dashuruarve.

Lutfiu lajmëron, se po vjen pranvera, po afron festa e Valentinit dhe të gjithë duhet të ndjejnë aromën, të duan njeri-tjetrin… Lutfiu jep detaje si u shenjtërua Shën Valentini… Kohë e vjetër, prandaj të gjithë e lexojmë dhe presim ditën e shenjtë të dashurisë, Valentini, të gjithë festojmë…Kjo ditë u takon të gjithëve sipas Lutfiut, nuk ka moshë… Respekte për penën tuaj të artë, profesor Lutfi Mema! Nga Florida ju urojmë shëndet!”(Harilla Bombaj)

“Vargje që të zgjojnë ndjenja, plekset rinia me pleqërinë, lozin me njëra-tjetrën, po në fund triumfon Shën Valentini. Urime prof. Shumë bukur prof. Lutfiu, jeta pa dashuri si gjenerali pa ushtri, respekt!”(Argjir Agoraj)

“Vargje shumë të bukura të një historie, që mbeti e përjetshme, që na kujton dhe një herë që e vjetra shkrihet para së resë gjithmonë..Urime profesor që na bën të ndihemi mirë, sa herë ju lexojmë!”(Jani Shametaj)

“Shumë, shumë e bukur profesor Lutfiu, dashuria dhe mirësia mbretëroftë njerëzinë!Paqe dhe mirësi në familjen tuaj me dashurinë e Fatmirës së mrekullueshme në!Shëndet dhe jetë të gjatë profesor!”(Natasha Llanaj Përpunja)

“Urime profesor, vargje të tilla të bukura plot ndjenja krijofshit gjithmonë!” (Vasil Ermioni Bombaj)

“Poezi me vargje të bukura, që ia kushton ditës së bukur të Shën Valentinit, ku kujtoni rininë, dashurinë, që nuk ka kufi. Është poezi e bukur për rininë. Ju uroi që pena juai e urtë të shkruajë sa më shumë poezi Profesor Mema! Urime e Respekt!”(Eyggeny Papa)

“Faleminderit që na jepni mundësi t’i lexojmë krijimet tuaja!” (Frosina Vasili)

“Shumë e bukur pena juaj, gjithmonë me baladë dhe poezi!”(Fejzi Duraj)

“Shumë bukur, urime e shumë suksese!”(Natasha Bombaj)

“Professor, ju uroi jetë të gjatë, shëndet dhe Lumturi! Respekt!”(Ilia Xamo)

“Mori bilë ,bilë e Lalës, pse më çove në monë e shkuom? Ju përqafoj!(Luan Vrioni)

“Bukur shumë vargjet! Respekte!”(Muhedin Mahilaj)

“Lutfi Mema ka rini të përjetshme në shpirt. Shëndet!”(Noke Abilekaj)

“Shumë bukur e shumë suksese! Respekte pa fund!”(Ateme Zhupaj)

“Shumë bukur, urime dhe suksese të mëtejshme!”(Antoneta Maraj)

“KUR VARGJET TE MARIN ME VETE DHE POEZIA MBARON ME NJE FRYME,PRET QE MA TE KISHTE DHE PAK VARGJE TE TJERA NGA AUTORI SE POR AFROHET 14 SHKURTI DHE LE TE KUPTOJME QE DASHURIA SKA FUND DHE PER JU PROFESOR LUTFIU FRYMEZIMI DHE VARGJET TUAJA MOS SHTEROFSHIN KURRE….”(Kosma Lagia)