Dashuria nuk prangoset-Ferit Toma


Dashuria nuk prangoset

Dashuria është një zog i lirë,

Që fluturon mbi male,

Është një lule në shkretëtirë,

rritet ngadalë…

Dashuria është një zemër,

Që rreh për ty aq fort,

Dashuria është një shpirt,

Që mendon për ty në gëzim e mot…

Por dashuria nuk njeh pranga,

As mbyllet dot në kafaz,

Ajo është më e fort se luanët,

Kur nuk të do afër nuk të qas…

Prandaj prangat nuk e lidhin dot,

Hidhe atë çelës në det,

Dashuria ditë e natë kullot,

Dhe kur i do qejfi të pret…