DASHURIA ZGJEDH LIRINË-Safet Syla


DASHURIA ZGJEDH LIRINË

Dashuria nën qiell të hapur
Fluturon e lirë si era
Nuk mbyllet në premtime të ngushta
As nuk pranon humbjet me kushte.

Në zemrën e saj frymon vetë jeta
Një fllad që prek zemrat e shkreta
Ajo zgjedh lirinë jo si rebelim
Si këngë të pastër në një burim.

Mos e kërko në robëri të vargonjve
As në hije xhelozie që mbyt ndjenjën
Dashuria e vërtetë nuk njeh zotërim
Ajo ndriçon si dielli në agim.

Në liri ajo rritet bëhet e madhe
Në bukurit e detit ku zemrat gjejnë paqe
Një dashuri që zgjedh lirinë pa frikë
Nga kjo dashuri asnjëherë mos ikë.