Dashurinë nuk ma zëvendëson dot askush…
Dashurinë nuk ma zëvendëson dot askush…
Në vend të dy syve – kam katër,
në vend të një zemre – kam dy,
në vend të dy shpirtrave – kam gjithë botën.
me drejtim nga jugu në veriun e dëborave;
askush
nuk ma zëvendëson dot jetën
që më shumëzon
dashuritë për të cilat kam lindur.
Po e bëj më të thjeshtë:
askush,
as Prometheu n’se ringjallet
nuk ma zëvendëson dot
gjymtyrën e padukshme – shpirtin,
ku më lindin
të gjitha dashuritë prej zotash.
Jam
njeriu më i fuqishëm
sepse kam sy, zemër dhe shpirt
si tuajat…