Diaspora dibrane, festë në Dibër të Madhe-Nga Halil Rama – Mjeshtër i Madh


REPORTAZH

  • “Bashkim vlerash”, qe emëruesi i përbashkët i përshëndetjeve të  kryekomunarit të Dibrës së Madhe, dr. Hekuran Duka dhe deputetëve të parlamentit shqiptar Xhelal Mziu i PD e Lavdrim Krashi i PS, në takimin e diasporës dibrane në vendlindjen e tyre.

Pushtimet e gjata turke e serbo-bullgare, dhe veçanërisht vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) dhe të Konferencës së Paqes në Paris (1919) që i ndanë dy Dibrat, duke i lënë për mëse një shekull që të kufizohen me vetveten, i detyruan dibranët e dy dibrave të emigrojnë anë e mbanë botës. Por  kënga e artistit të madh Haxhi Maqellara “Me ma falë mu gjithë botën, jo me Dibrën nuk e ndrroj….” është dëshmia më e qartë e dashurisë së pamatë që dibranët, të shpërndarë nëpër botë si zogjtë e shqipes, mendje e shpirt i kanë në venddlidjen e tyre. De këtë po e dëshmojnë edhe me takimet festive që ata organizojnë çdo fund gushti në Dibër të Madhe, në koncertin e madh festiv “Prej dibranëve, për dibranët“, siç qe edhe ai i 23 gushtit të këtij viti. Po, më së miri këtë e dëshmoi Haxhi Maqellara, ky personaliet i spikatur i historisë së muzikës së pastër shqipe, në repertorin e të cilit gjen shprehje dashuria për vendlindjen, atmosfera e dasmës dibrane, përshkrimi i dashurisë rinore, mbi të gjitha malli i mërgimtarit… Nëse Artisti i madh, Maqellara, mirëpritet e duartrokitet kudo për zërin e tij melodioz krejt të veçantë kur interpreton këngën hit “Jam krenar që jam dibran”, me vargjet: “Në çdo cep të botës/ Unë kudo që shkoj/ Emnin tand moj Dibra nan/Jo nuk e harroj/”, edhe më i vjetri këngëtar i kësaj treve, Sulejman Borova, i shoqëruar nga djali i tij, Muharremi, i ngrenë peshë zemrat e publikut artdashës dibran me refrenin e këngës së tyre “Dibra, zonj do jetë gjithmonë…”

VEÇ NJË DIBËR KA SHQIPËRIA…

Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogël, apo Dibra e Epërme dhe e Poshtme kanë qenë dhe janë një. Vendi i trimërisë, i besëlidhjes, i dokeve, zakoneve dhe urtësisë, i Grykës së Radikës, i “Nandë Maleve” historike dhe i mençurisë, i fjalës dhe i pushkës, vendi ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe vendi që do të mbahet mend përgjithmonë në memorien e kombit shqiptar, për atë që i ka dhënë në çdo kohë dhe në çdo epokë kombit tonë, sepse gjithmonë kur ka pasur nevojë kombi ynë, dibranëve u kanë kënduar pushkët nëpër kulla. Dhe ja, sa bukur përçohet e transmetohet ndër breza historia e qëndresë nëpërmjet këngës “Veç një Dibër ka Shqipëria“, të interpretuar mjeshtërisht nga këngëtarët profesionistë Dritan Jashari e  Qanie Muça-Emini. Zëri i tyre kushtrimor buçiti si asnjherë në këtë qytet të qytrërimit të lashtë, në refrenin e kësaj kënge që do të ngrinte peshë zemrat e artdashësve të shumtë: “Veç një Dibër ka Shqipëria/Krenari o me Nandë Malet/Jo nuk ndahen kastriotët/ Dibër e Vogël e Dibër e Madhe…”.

Këtë mesazh do ta percillte më së miri Mjeshtri i madh Arif Vladi me interpretimin mjeshtëror të këngës së Suf Murres, kur kulmoi me refrenin “Nam po len pushka e Luznisë/ kundra mbretit të Turqisë/ me i zbardh faqen shqiptarisë….”

Në funksion të edukimit patriotik të brezit të ri qe edhe kënga “Dibër ishe, Dibër mbete” e interpretuar nga raspsodët dibranë Mislim Strkçani, Lulzim Lela e Bajram Klobuçishta. Po ashtu edhe këngët “Amaneti i të parëve”, “Moj fusha e Korabit; “Jo nuk shuhet Dibra”, “Suf Xhelili …” etj.

Grupi Artistik i Soqërisë Kulturore “Dibra e Madhe me President të mirënjohurin Miçe Duka, shndërruar tashmë në një institucion interpretues dhe përçues të vlerave më të mira kulturore-artistike, me repertorin e tij mjaftë të larmishëm, edhe në këtë koncert festiv luajti rol edukativ për publikun. Madje grupi i burrave, veshur me kostumet kombëtare të bukura e të larmishme të zonës së Dibrës, do të ngrinte peshë zemrat e artdashësve të shumtë kur këndoi me çifteli vargjete  këngës “Ja ke zbardh faqen vatanit” : “Ti moj Dibra e Kastriotit,/ djep pas djepi e mot pa motit/…në themel, besa e burrit/, n’ballin tand shqipja e flamurit…”

Artadashit vlerësuan gjihashtu interpretrimet dhe performancën e shkëlqyer artistike të këngëtarëve Klea Çutra, Medi Puci, Leda Ida, Valdrin Tollumi, Xiu (Evzi Kaja) dhe Adnanit nga Reka e Epërme, në interpretimin  këngëve “Moj Fusha e Korabit:, “Kur bjen fyelli e çiftelia, Dasma e malësorit”, “Nga ke ardh ti vash a s’më thue” etj.

I pranishëm në këtë natë festive, kampioni i botës në kikboks dhe boks Gjetan Keta, do të provonte emocionet e dhuratës më të të çmuar që do të merrte nga Presidenti i Shoqatës Kulturore “Dibra e Madhe” Miçe Duka. Teksa është ngjitur në skenë për të marrë një Mirënjohje të çastit, kampioni Keta është ndjerë i impresionuar, kur vetëm pas pak çastesh ai do të vishte xhamadanin e qëndisur bukur nga mjeshtrat e Dibrës së Madhe.

Njëzetë e katër fitore në 27 ndeshje në kikboks dhe boxing (20 me KO), e rendisin atë me më të mirët e botës në këto sporte. I rikthyer pas 6 vitesh mungesë “Tajsoni i bardhë”, kampioni shqiptaro – euroaziatik Mike Gjetan Keta, kurrësesi nuk do t’i zhgënjente mijëra tifozët që ndoqën ndeshjen e tij të radhës të shtunën e 27 korrikut në Tetovë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo për faktin se në arenën e ringut, ai  fitoi që në raundin e parë me nockout përballë kolumbianit Jose Miguel Torres.

Gjithsesi, ai do të shprehej se “vlerësimi që më bëhet në këtë manifestim të shkëlqyer kulturor këtu në Dibër të Madhe më motivon për një tjetër fitore të ndeshjes së boksit që do të zhvilloi në fund të nëntorit në Londër” .

 Më të larmishëm e bënë këtë koncert me fjalën e tyre artistike, ikona e gazetarisë sportive dhe dokumentarit televiziv Defrim Methasani dhe gazetarja e mirënjohur dibrane Valbona Z. Pajaziti, me kontribut të veçantë publicistik në mediat e Shkupit, që si moderatorë të këtij spektakli madhëshor përcollën jehonën e natës së 23 gushtit, që ishte e të gjithëve dhe veçanërisht e vëllezërve e motrave tona që janë në emigrim. Ndaj dhe urimi, gëzimi, të gjitha lutjet, të gjitha këngët, vallet e meloditë iu dedikoheshin vetëm atyre që mendjen dhe shpirtin e kanë këtu, në Dibrën e Madhe.

Ndaj dhe mesazhet që përcollën në fjalët e tyre përshëndetëse kryekomunari i Dibrës së Madhe Dr. Hekuran Duka si dhe dy deputët dibranë në parlamentin shqiptar, Xhelal Mziu i PD e Lavdrim Krashi i PS, patëm si emërues të përbashkët këtë bashkim vlerash. Sepse Dibra e Madhe po bëhet dhe më e Madhe nëpërmjet Rrugës së Arberit. Kjo rrugë iliro-arbërore prej 75 km, rrugë (ndër)kombëtare e zhvillimit ekonomik e kulturor dhe bashkimit kombëtar të dibranëve e shqiptarëve ka shkurtuar aq shumë disancat kilometrike e politike, saqë të duket sikur Dibra me Tiranën janë vetëm një kafe larg… Këtë gëzim e shpreh edhe Baki Halili, një nër mjekët më të mirë të Dibrës së Madhe, tashmë në pension, por që ka shërbyer edhe si drejtor i spitalit të këtij qyeteti. Ndërsa mësuesi veteran Hysen Kosovrasti, njëherësh shkrimtar i njohur, i gëzohet faktit të ruajtjes së traditës dhe përçimit të vlerave tona shpirtërore nëpërmjet këngëve e valleve popullore.

Me emocione të veçanta e përcollën këtë natë feste madhështore edhe Hazis Hodaj, drejtor i festivalit “Hasi jehon”, koreografi i mirënjohur kosovar  Dilaver Kryeziu, Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës “Bashkësia dibrane” në Tiranë, Prof. dr. Saimir Shatku, si dhe gazetari e mederatori i mirënjohur i TV Klan Spartak Koka.

PAK FJALË PËR ORGANIZATORËT E SPEKTAKLIT

Ndodëse financuese e këtij spektakli ishte komuna e Dibrës së Madhe, organizimi i këtij koncerti me titullin sinjifikativ “Prej dibranëve, për dibranët“, ka një emër. Ai është Miçe Duka – Kryetar i Shoqatës Kulturore Artistike “Dibra e Madhe”. Kësisoj historia riciklohet. Atë që bënë burrat e shquar të Dibrës së Madhe me grupin e dikurshëm artistik famoz “Liman Kaba” po e ripërtërin Miçe Duka. Janë të rrallë burrat si Ai, që edhe në këto kohë të vështira kontribuojnë për ringjalljen e traditës. Po. Organizatori i gjithë kësaj ndodhie kulturore ishte Miçe Duka, personi i cili punoi ditë e natë për të realizuar një shfaqje madhështore që do të mbahet mend gjatë. Vlerat e këtij personaliteti të Artit e Kulturës sonë kombëtare do t’i evidentonin, përveçse moderatorët Methasani e Pajaziti edhe Kryetari i Komuës së Dibrës së Madhe Hekuran Duka dhe deputetët e Parlamenatit shqiptar Lavdrim Krashi e Xhelal Mziu, si dhe drejtuesit e festivaleve “Srugë Jeho” e ” Hasi Jehon:”.

Pjesëmarrja e dhjetra personaliteteve të diasporës, e Z.Muharrem Gjoka – Mjeshtër i Madh, Qytetar Nderi i Qarkut Dibër dhe President i Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – Nderi i Kombit, regjia e përsosur nga Mjeshtri i Madh, Llesh Nikolla, i dhanë dimension tjetër kësaj ngjarje të bukur dhe të madhe artistike, që në fakt i dedikohej diasporës dibrane në SHBA, Angli, Gjermani, Turqi, Itali, Kanada, Australi…. Kënga, vallja, meloditë, këtë natë të madhe e të paharruar të 23 gushtit shkonin për emigrantët shqiptarë kudo në botë.

Artadashësit e shumtë që kishin mbushur sheshin para para pallatit të Kulturës të qytetit të Dibrës së Madhe shpërthejnë në duartrokitje të fuqishme kur në mesazhet e përfaqësuesve të pushtetit legjislativ e vendor të dy Dibrave, të këtej e andej kufirit, vlerësohet maratona kulturore-artistike “Dibër ishe, Dibër mbete” që do të mbyllej nga grupi i valltarëve të kësaj shoqërie kulturore, e njohur për dhjetëra trofe e çmime mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Edhe në këtë manifestim të shkëlqyer artistik ata do të fitonin mirënjohjen e publikut për përkushtimin, shpirtin artistik dhe talentin që shpalosen në interpretimin e disa valleve me motive nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.