Dikush duhet të ndëshkohet!!-Boris Miska


Pse!! Para ca ditësh një bashkëshort, baba, djalë i dikujt, në punën e vet, në gjendje tronditje psiqike prej tradhetisë që i bënte bashkëshortja, nëna e fëmijëve të tij, bijë e dikujt, plagos dashnorin e gruas dhe vetë përfundon në qeli. Jo më larg se dje, dy femra, vajza, gra, të dashura, bashkëshorte apo motra të dikujt, përplasin makinat, bëjnë aksident, fillojnë sherrin, njoftojnë meshkujt e tyre, dashnorët, burrat, vëllezërit, apo kishërinjtë të cilet vijnë e fillojnë duelin në mes të rrugës, njëri përfundon në spital, mund të kishte shkuar më keq. Pse? Sepse i pari nuk arrinë ta kontrollojë veten, punonjë policie me pistoletë në brez të cilën e nxjerr dhe mendon se kjo është zgjidhja. Merr në qafë veten, do dënohet për aktin, humb familjen dhe u le traum të pariparueshme fëmijëve pikërisht në atë moshë delikate për të cilën ato kanë nevojë e përkujdesje. Të dytat aksident, makinat luksoze, të tyret, të babës, burrit a dashnorëve, në vend që ta marrin me qetësi, të njoftojnë policinë rrugore, ekspertin, të nxjerrin fletët e siguracionit të makinës, kapin celularët, ndërsejnë meshkujt të cilët më keq se ato futen direkt e në ‘ring’. Pse?  Analiza do shkonte shumë gjatë, unë e kam në kokë përgjigjen, i di arsyet, shkaqet, sjelljet, mentalitetin por nuk është ky qëllimi i këtyre shënimeve. Unë do ta bërtas fort, po shumë fort se pa ndëshkuar ligjerisht shkaktarët nuk do ndihmojmë aspak në parandalimin dhe shmangjen e ngjarjeve të tilla. Nuk po e përgjithësoj, as bëj ‘burrin’ e zakonit, por në të dy raste duhet ndalur e ndëshkuar ligjerisht shkaktare/ët. Si!! Nuk është e vështirë të ngresh akuzë, aspak! Në rastin e parë dikush ka shkelur kurorën, ka tradhëtuar, ka shpërdoruar postin, vendin e punës, ka prishur një famijle, ka ( indirekt) plagosur një njeri dhe tjetrin e ka futur në burg!! Nuk mjafon kaq, së paku ligjerisht nuk po ngacmoj ‘koren’ e së drejtës zakonore. Në të dytin rast duket më e thjeshtë, ligjerisht kuptohet. E ke të shkruar dhe e di mirë se procedura e parë pas një aksidenti rrugor është të shikosh me aq sa mundesh pasojat, dëmet dhe menjëherë duhet të njoftosh policinë apo emergjencën mjeksore nëse ka nevojë. Nuk është bërë kjo, është shkelur ligji, Kodi Rrugor i RSH, ke bërë gjënë e gabuar, ke thirrur dy njerëz që s’kanë asnjë lidhje me aksidentin, ngjarjen dhe procedurat e njohura, të cilet shkuan në rrahje, bënë krim, mund të vriteshin dhe askush s’mund ta thotë si do përfundojë. Për fat të keq të gjithë, pa përjashtim të gjithë, dalin ngrohen, nxjerrin celularët, bëjnë kronika, stisin lajme, hanë e zhdëpen me krimin pa vënë dorën tek shkaqet, pa bërë ‘presion’ mbi organet ligjzbatuese të cilat edhe në këto raste duhet të veprojnë, vetëm me drejtësi kuptohet, por Kur!!!