“Dimrit”
Trisht ndjeva teksa ftohtësisë ndërrojnë stinët,
Sikur mbi shpine mbaj qiellin zymtuar pafund,
Se dimrit rënduar retë s’qeshin, fytyrat inatosin,
Si mermere te ftohta mbushin qiellin gjithkund.
Hëna e ngrirë ecën nëpër kohë fashitur,
Ç’e mban gjalle, si durimi i kalitur nga te ftohtët
Dielli përvuajtur as qesh, por ligështuar
Ajo që kumbon një këmbanë zgjimit a kumtit.
Dhe teksa shkruaj, shirat, e hamullt era egërsuar,
S’di pse njerëzit në këtë stinë sikur trishtit humbin
Sikur rrënohet hovi e pyjet e dushqeve zhveshur,
Bryma e bardhë, bien këmbanat në të dymbëdhjetin.
–
@Tëgjithatëdrejtattërezervuara.