Dita e letërsisë dibrane-Halil Rama – Mjeshtër i Madh


Më të larmishëm e bëri këtë takim, Bujar Asqeriu, aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, jo vetëm me prezencën e vlerësimin e krijimtarisë së shkrimtarëve dibranë, por sidomos me interpretimin e dy poezive të poetes nga Bulqiza, Barie Çupi.

“Dita e letërsisë dibrane”. Nën këtë moto, shkrimtarë të njohur dhe talente të reja u bënë bashkë të enjtën e 10 tetorit 2024 në Bibliotekën e qytetit të Bulqizës, për të prezantuar botimet e tyre dhe për të të diskutuar mbi arritjet, por edhe mbi problematikat e letërsisë. Në këtë datë, të Tetorit të Letërsisë, shkrimtarët e kësaj treve, numri i të cilëve kalon mbi 500, bënë apel që të investohet më shumë, që librat të shkojnë në duart e lexuesve.

Iniciatore e këtij takimi qe Bashkia Bulqizë, e cila në bashkëpunim dhe me mbështetjen e  Lidhjes së Intelektualëve Dibranë (LID) dhe Shoqatën atdhetare Bulqiza, organizuan Ditën e Letërsisë Dibrane, në Bibliotekën e qytetit minator. Shkrimtarë të njohur dibranë dhe talente të reja në fushën e letërsisë nga gjimnazi “Arbëria” dhe Këshilli Rinor Bulqizë, u bënë kështu pjesë të këtij takimi mbresëlënës, duke bashkëbiseduar dhe reflektuar mbi fuqinë e fjalës së shkruar në ruajtjen e identitetit tonë kulturor.

Është vërtetë inkuarujes shembulli i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, e cila përveç zgjidhjes me kompetencë e përkushtim të problematikave të shumta të kësaj bashkie, i kushton vëmendjen e duhur edhe organizimit të takimeve të tilla. Me këtë rast ajo vlerësoi krijimtarinë e shkrimtarëve dibranë që në shekullin e nëtëmbëdhjetë e deri në ditët e sotme, dhe po ashtu premtoi institucionalizimin e datës 10 tetor si “Dita e Letërsisë Dibrane”.

Në nismën për intucionalizimin e 10 Tetorit si “Dita e letërsisë dibrane”, kryebashkiakja e Bulqizës Festime Mjeshtri gjeti dhe mbështetjen e kryetartit të Lidhjes së Intelektualëve Dibranë, prof. Dr. Shpëtim Cami – autor i disa librave, si dhe të kryetarit të Shoqatës Bulqiza. Bashkim Lami. Në përshëndetjet e rastit ata inkurajuan shkrimtarët dhe talentet e reja dibrane në letërsi, që të lexojnë sa më shumë dhe në krijimtarinë e tyre t’iu qasen, jo vetëm përjetimeve e ndjenjave, burimeve arkivore e dokumentare, por sidomos botimeve të atyre personaliteteve që krijuan traditën letrare dibrane, siç janë:  poeti dhe gazetari Josif Bageri nga Reka e Dibrës së Madhe, si i pari poet që ka botuar një libër me vjersha; Haki Sharofi, një personalitet poliedrik: Mësues i Popullit, gazetar, poet dhe lëvrues i gjuhës shqipe; Haki Stërmilli – autor i tre romaneve, mbi 30 tregimeve të shkurtëra, pesë pjesëve teatrale, dy ditareve dhe disa dyzina artikuj publicistikë, Prof. Dr. Shaban Sinani, akademik, studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar; Agron Tufa – një ndër shkrimtarët e brezit të sotëm që me veprat e tij renditet me elitën krijuese të kombit; Prof. Dr. fatmir Terziu –shkrimtar, studiues, regjisor, kritik i artit dhe letërsisë. botues i suksesshëm i portalit fjala e lire dhe revistws prestigjioze Albanian Post; Hazis Ndreu – Nderi i kombit, të cilin e kanë quajtur “Ezopi i Dibrës”, “Burri i Odës Dibrane”, “magu”, i cili me prekjen e tij magjike e ngre peshë zemrën e çdo shqiptari – i veçantë, i rrallë në çdo krijimtari të tij, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë shkrimtarëve me mënyrën e veçantë të të rrëfyerit, duke qenë një nga pasuritë më të mëdha në rrafshin e ligjërimit, jo vetëm kombëtar, por ndoshta edhe europian; Prof. dr. Bujar Kapexhiu – Nderi i Kombit, që përveçse si aktor, skenarist e regjisor është autor i disa librave monografikë; Prof. dr. Hajri Shehu – filolog, një nga figurat më të spikatura në fushën e gjuhësisë shqiptare, me një kontribut të shquar në leksikografi dhe leksikologji; Xhafer Martini, i cili me krijimtarinë e tij letrare në prozë e poezi zë vend të veçantë në fondin e artë të letërsisë shqipe; Ahmet Prençi, fuitues i çmimit kombëtar “At Gjergj Fishta” me romanin e tij “Anja” e po aq i kërkuar nga lexuesi me romanin e dytë “Brenga e prokueorit”;  Xhelal Ndreu. historian, publicist, romancier, dramaturg, përkthyes; e dhjetra autorë tjerë dibranë.

Pas fjalëve përshëndetëse të organizatorëve, “Dita e Letërsisë Dibrane” vijoi me prezantimin e botimeve të tyre nga disa autorë pjesëmarrës në këtë takim.  Me modesti, përveç monografive (me bashkëautor) kushtuar filozofit popullor Dine Hoxha, kompozitorit të tangos shqiptare Muharrem Xhediku, gjeneralit legjendë Rrahman Parllaku, Liri Belishovës, ikonës së artit e kulturës Skënder Cala, etj,  unë prezantova librin tim të ri “40 vepra letrare të 40 autorëve në ‘skaner” që është i 27-ti në korpusin e botimeve të mia. Për këtë libër, një këndvështrim më të hollësishëm analitik bëri Emmy Krosi, poete, esseiste, analiste dhe një ndër zërat më të spikatur të krititikës së sotme letrare.

“Të lexosh letërsi, sidomos shumë letërsi që shkruhet sot në shumë forma, rryma dhe faqe, të ulesh dhe shkruash përsëri përshtypjet, apo një ese kritike, kumtim apo analizë duhet jo vetëm kohë por edhe kulturë e mjaftueshme. Një ndër autorët, që pothuajse gjendet në ‘çdo shtëpi libri, në “çdo festë libri’’ është padyshim, miku i të gjithë shkruesve të çdo lloji dhe gjinie, Halil Rama. Pa e mbushur me supërelativa, apo shumë të sheqeror si: ‘kritik i madh’, ‘studiues famoz, përpos titullit ‘Mjeshtër i Madh’, H.Rama ka meritën e një skanimi ose përimtësimi, apo dekodimi të çdo kodi libror qoftë prozaik, poetik apo dokumentar”,-tha ndër të tjera Emmy Krosi.

Më pas Mjeshtri i Madh Fatos Daci, botues i gazetës “Dibra”, autor i mbi 70 librave, tërhoqëi vëmendjen e të pranishmëve, sidomos për veprën e tij voluminoze “Enciklopedia e Dibrës”, si dhe për veprën e  tij studimore “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër – Turqia vulos: Skënderbeu lindi në Sinë të Dibrës”.

Sakip Cami, një tjetër autori i njohur dibran në fushën e letrave, ndër dhjetra botimet e tij prezantoi librat: “Dibra nëpërmjet këngëve dhe tregimeve të popullit”; “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në Dibër”; “Mos ma prekni lumin tim”; “Fisi ÇAMI’ i Dibrës” “Drejt NATO-s” dhe “101 poezi”.

Dhjetra pjesëmarrësit në këtë takim u impresionuan nga prezantimi i vëllimeve me poezi të poetëve dibranë Demir Rusi, Barie Çupi, Moza Shehi, Sanie Dëgjoni Ndreka, Miranda Troci, Brunilda Musai, Donika Meta Gjura (të cilët edhe intrpretuan disa poezi nga botimet e tyre), si dhe nga shkrimtarët e studiuesit e trevës së Bulqizës Destan Rama e Ilir Puca.

Më të larmishëm e bëri këtë takim, Bujar Asqeriu, aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, jo vetëm me prezancën e vlerësimin e krijimtarës së autorë dibranë, por sidomos me interpretimin e dy poezive të poetes nga Bulqiza Barie Çupi.

Shkrimtarët e pranishëm i dhuruan disa nga botimet e tyre Bibliotekës modern të Bulqizës.

“Nxënësit e talentuar në letërsi të Shkollës së Mesme “Arbëria” dhe anëtarët e Këshillit Rinor Bulqizë qenë ndër më aktivët e takimit me logon “Dita e Letërsisë Dibrane”. Jo vetëm me prezantimin dhe interpretimin e krijimtarisë së tyre poetike, por edhe me pyetjet interesante për shkrimtarët e pranishëm. Këta të fundit, s’kish se si të mos vlerësonin interpretimin e krijimtarisë së tyre poetike nga nxënësit shembullorë  Elis Bala dhe Artemida Alla.

Ndërsa nxënësit e talentuar në letërsi të këtij gjimnazi: Raela Cani, Suada Suroçaj, Argita Neziri, Edisar Keta, Orgit Zogu, Mario Kika, Marsilda Llorja, Xheniola Sallaj, Briana Visha dhe Sindi Krosi e shfaqën talentin e tyre nëpërmjet pyetjeve interesnate për shkrimtarët e pranishëm, të cilat konsistonin në përzgjedhjen e tematikave, pse shkruajmë, motivet dhe burimet e frymëzimit, metodat shkrimore në rastin e shkrimit të monografive, titujt e librave të radhës por edhe për burimet e financimit të botimit të librave.

Intersimi i tyre qe i vëçantë sidomos për evidentimin dhe vlerësimin e krijimtarisë së tyre. Shkrimtari Fatos Daci si botues i gazetës “Dibra” dhe unë si kryeredaktor i gazetës “Bulqiza”, në përgjigje të interesit të tyre premtuam botimin e krijimtarisë letrare të talenteve të reja nga shkollat e mesme e 9-vjeçare të Bulqizës. Kjo për faktin se ata do jenë shkrimtarët e së ardhmes si dëshmi e kohës së tyre.