Autor : Ela Zdrava
DITE VJESHTE
Mbi gjethe eci krejt e humbur,
feshferitja e tyre shpirtit m’i peshperit,
rreze dielli vriten ne arin e rruges,
papritur shiu me ze prit.
Fillon te bjere i permalluar,
ne token e lagesht ende pa u thare,
nen ombrelle ndihem krejt vetmuar,
bashke me shiun me kap nje e qare.
Fillon te fryje edhe ere,
ne krahet e saj te ndjej perqafuar,
nje copez shpirti m’i leshon gjithe rete,
nga pellgje lotesh ngelem rrethuar.
Leshoj ombrellen fluturim me gjethet,
kurre s’e kam dashur shiun kaq shume,
leshoj dhe mallin zhurmshem vetes,
me forte se shiu filloj te qaj une.
Askush s’me pa ate dite vjeshte,
shiun e mbyta ne mallin tim lume…
09/10/2015
Vellimi poetik “Mos dashuro nje poete”
©Ela Zdrava