DO KËNDOJ SA TË KEM ZË !
Do dal tutje nga kalaja
të shoh Vlorën për karshi
edhe dritat e qytetit
Vlorë e bukur të kam shkruar
mallin e ktheva në fjalë
do këndoj sa të kem zë
të kam Nënë e më ke djale.
Ika nga më hodhi era
si gjethe e thatë mbi valë
me një mijë e ca dëshira
mbetën ëndrra në sirtar
Koka mbas e lotë në sy
shpresova të vija prape
me një zjarr ndezuar në gji
dhe me emër refugjat.
Do të vi o Vlora ime
dhe deti të bëhet mal
për mbi dallgë do të nrgihem
krahët hapur si pulbardhe.
Nga Godo Mehmetaj