Drejt zeros-Jorida Satka


DREJT ZEROS

Fryn një erë veriu në mendje,

ajo rrëzon çdo pishë,

si një fije shkrepseje.

Çdo krimb i rrëzuar

përpëlitet të fshihet nëpër hala.

365 goditje që mbajnë çdo frymë,

çdo buzëqeshje,

çdo lot, çdo gëzim,

çdo vdekje, çdo frymëmarrje.

Shfarroset!

E nesërmja vajton përsëri të ardhmen nga e para.

©Jori.