E dua jetën-Besa Januzi-Rexhepi


E dua jetën si agimet

me rreze të diellit,

E dua jetën si lulet,

me vesë e aromë mirë,

E dua jetën me këto begati

Zoti më dha jetë,

Jetën e dua shumë,

Ajo është e shenjtë

Si një dashuri e vërtetë.

E dua jetën e dua shiun,

Dua Ylberin që zbukuron qiellin,

Dielli rrezet i lëshon,

O sa shumë e dua jetën.

Kur mbaj fëmiun në krah,

Buzëqeshja e tij zemrën ma gëzon,

Ndjehem pozitive dhe e gjallë,

Faqet e tyre janë të ëmbla si mjaltë.

Dashurinë e shoh gjithkund,

Ajo më jep shpresë dhe lumturi,

Dashurinë e mbaj në zemër,

Në paqe e mirësi! E dua jetën!!!

Besa Januzi-Rexhepi

18 nëntor 2024