E ndjen??
Se si shpirti im eksploron tëndin,
nëpër vena t’përgjakta ushqen limfë jete..?!
Plazmës frymoj deri në eshtra,
dejve rrëshqas e të dal në pasqyrë të syve
me të vetmin imazh të bardhë e të paqtë
të një mjellme…