Një poezi, “E perzemert”, nga Joanne Boyle, shqiperuar nga Valentina Muka
E përzemërt
Zemrën ndjeu ti shkulej
kishte humbur personin
që më së miri kish njohur,
e jetën mund të kalonin.
Po mësohej tashmë,
me këtë lloj zbrazëti
si do të ishte jeta e saj?
pikellimi, atë ia kishte marrë.
Veten shihte në pasqyrë,
e dinte, jeta e saj ,
ishte kthyer përmbys.
Një hije në vend të saj.
Pa asnjë dyshim, një ekzistencë
Nuk donte të lutej.
E kishte humbur cdo shpresë.
Po rrëshqiste poshtë,
në një tatëpjetë, gati hedhur.
Pastaj një ditë dëgjoi një zë,
dhe ndërsa shikoi përreth,
përveç zemrës së saj nuk kishte asgjë
dhe rrahjes që tani kishte gjetur.
Ajo shikoi zemrën dhe qau.
Mendoi se lotët nuk do të ndalnin kurrë.
“Si po rreh ende?
kur unë kam vdekur për ty,
Shoku im, dashuria ime, jeta ime,
gjithçka ime, më ka lënë vetëm këtu .
Nuk dua të përballoj këto ditë,
prandaj e ktheva zemrën time në gur.”
Zemra rrahu pak më shpejtë.
Kështu i foli asaj:
“Mos lejo që pikëllimi të të marrë edhe ty
sepse kjo me të vërtetë nuk është e drejtë.
Jeto jo vetëm për veten tënde,
por jeto edhe për mua, tashme,
mbamë gjallë në kujtimet
e gjërave që bënim bashkë.”
Ajo e vuri zemrën përsëri në gjoks.
Dhe gjithë lotët që kishte derdhur,
e ndihmuan të ujiste ato kujtime
që brenda saj kurrë nuk kishin vdekur.
V.M, Toronto, Dhjetor 6, 2024