E VËRTETA PËR NOLIN
POSTIMI XXI
Vijon nga POSTIMI XX
Lirika politike e Lëvizjes së përgjithshme kombëtare të Rilindjes
shqiptare konfigurohet me ndjeshmëri unikale në atë që formulon
Mid’hat Frashëri;
‘Mëmëdheu’ ishte në ‘formën e një perëndie dhe kulti i tij’ në
‘vendin e një besimi fetar’
Pausa për ta përtypur që prodhon dhe pas më shumë se një
shekulli ‘atdheu transcendent’, është habija që kërkon shpjegim në realizmin e toneve ekzaltuese të një përjetimi fëminor për atë
që në thelb ishte ekzistenca e vetme e Shqipërisë. Kapaciteti i
një materieje të tillë të treguar përmes përjetimit e tregues për
kohën njëkohësisht, në filtrat e sotme të retorikës jep përfundime
befasuese edhe për përmbajtjet mijëravjeçare të të folurit.
Substanca e hershme e oponencës në ligjërim, e kërkuar të
shuhet si veprim i përgjithshëm për shqiptarët deri në fshirjen
e mjeteve të oponencës (gjuhës së tyre dhe vetëm të tyre nga
gjithë popullsitë e pushtuara prej osmanëve), që, sipas historive
mbi Europën juglindore njësuar me Ballkan, bëhet faktike nga
vendime zinxhir kundër tyre e që vazhdonte logjikën vepruese të
asgjësimit edhe më pas me hipoteza të llojit ‘nëse nuk u çliruan
nga turqit si dhe popujt e tjerë, nuk e deshën vetë këtë gjë’; ka
prodhuar ose ritakuar nga ana tjetër një realitet mendor të
paprekshëm nga asgjësimi, të proceduar shumëfish edhe për të
përmbajtur sugjestivisht kapacitetet e dimensioneve të munguara,
kryesisht të vendit.
Në këtë gjallim të treguar, realizmi i të jashtëzakonshmes që
Pathosi sipas retorikës e përmban teorikisht, bën të pasqyrohet
siç është, vetëm përmes rreshtave, një atdhe gati i shuar, por mu
për këtë dhe therjen në palcë të nevojës, mëse i vërtetë, madje
dhe i adhurueshëm si zot që nuk shihet. Fantazia fëminore sa
dhe dëshmia e gjendjes, e raportojnë sot realitetin e kësitreguar
si një mëmëdhe-produkt të përpjekjeve që çoi minimalisht në
një ekzistencë situatash në vend të atdheut-shtet me katër
pushtete, ku gjenin vend si mundnin realiet e kulturave të mohuara,
por të thella në kohë. Ndërsa turqit nuk e lëshonin Shqipërinë
tamam si një koloni, Shqipëria ishte atje ku vazhdon të jetë dhe
sot si vend, në mos i njëjti, ai shumë pranë fillimeve të ligjërimit
e retorikës, ku kapacitetet e oponencës në ligjërim duhet të kenë
qenë rregullative që në krye të herës, siç do kërkonte të na tregonte emri i i-lirë-ve, çka e solli si vetëndjerje po organike një liri-kë politike sa më lart që e bënte të shihej si kult perëndish atdheun e mohuar gati në shuarje.
Vijon në POSTIMI XXII me
‘Në universin mendor të shqiptarëve koha mbi dymijëvjeçare e lirikës politike,…..