E vërteta për Nolin-Entela Komnino


POSTIMI XXII

Vijon nga POSTIMI XXI

universin mendor të shqiptarëve koha mbi dymijëvjeçare e lirikës politike, por ndoshta edhe e një realiteti fizik territoresh e popullsie, mbështetës dhe me gjasa të ndryshëm nga ai që ka arritur në letrat e sotme, kishte mundur atë 400 vjeçare të sundimit osman, edhe në kushtet e treguara me shumë shqiptarë deri në majat e tij. Përkundrejt gjithë kësaj panorame, pikërisht atëherë kur ishin dukur me më shumë probleme me grekët, turqit i lanë këta të fundit, që me shkëmbime të dyshimta popullsie, të hynin në historinë moderne me pankartën e shpikësve të vetëm të kulturës e njerëzimit, në të njëjtën kohë që gjuha shqipe nuk fitoi vetëm me një votë në parlamentin grek të drejtën që do i jepte qytetarinë e ligjshme të tregonte historinë e vërtetë të fillimit, për vete, Greqinë dhe gjithë trashëgiminë botërore.

Specifika e prurjes së Rilindjes shqiptare me evokimin ringjallës të së kaluarës reale, por e domosdoshme të ishte edhe efektive për luftën drejt ekzistencës mespërmes të drejtës së përmbysur nga turqit dhe fqinjët asgjësues e fuqitë minimalisht indiferentë e të painformuar, bëhet edhe më befasuese në gjurmën gjuhësore.

Fillimet e retorikës e të të shprehurit janë ngulitur në fjalë ende aktive shqip. Ndërsa njihet se retorika u nis të konfigurohet për të argumentuar të drejtën dhe pritur gjykimin e publikut, ende sot në themel të fjalës shqip që përmbledh të folurën është koncepti juridik i shkrirë në atë të të shprehurit LIGJ / ërimi. Atje ku gjuhëtarë, retoricienë e filozofë përpiqen të gjejnë fillimin e të folurës përmes pamundësisë për të ndarë rrënjën indoeropiane ‘leg’ (lidhje) që duhet të shpjegojë vazhdimin sipas ligj-it (që europianët e zhvillojnë mbi lex ose iudicium), ose leximit, në shqip qëndron mbi të njëjtën rrënjë një koncept unik i frymës dhe letrës (mendimit si gjykim dhe shenjës) në bashkëjetesën e parë, të dhënë ose arritur të tyre – LIGJËRIM.

Fjala e mbajtur nga kushdo, thirret sot në shqip ligjërim, ligjëroj, bashkë me derivatet ligjërues, i/e ligjëruar. Kuptimi i saj jep si efektin e të bazuarit mbi procedimin gjykues, ashtu dhe daljen nga ky procedim me të vërtetën e ligjëruar njëkohësisht edhe si mbajtje fjale edhe si vendim i publikut a institucionit gjykues, për të mos shkuar më tej me faktin që dhe vetë ‘fjala e mbajtur’ është dykuptimëshe mbi kryerjen e të folurës dhe atë të të përmbajturit ndaj asaj që premtohet ose apelohet, që do të ishte kapaciteti i ekzekutimit.

Mbiemri madje, kërkon një sqarim të posaçëm për t’u ndarë nga kuptimi ‘i ligjshëm’, si proces juridik- ligjor, ndërkohë që varianti më ‘-ëruar’ e tregon më shumë procesin. Por emërzimi i mëtejshëm ‘ligjërues’ ka zhvilluar më shumë kuptimin e të folurës duke sjellë dhe profesionin për të në të njëjtin kapacitet që shënon dhe lëndën e kryer të ligjërimit ‘LIGJËRATË’, i lidhur më tej në kontekste edhe muzikore si ‘ligjëro si bilbil’, por duke i vënë vulën kapaciteteve të fjalës me përdorimin si rit kur ‘qan me ligje’.

Vijon në POSTIMIN XXIII me

Gjuha shqipe që, në këtë rast, ashtu si dhe në raste të tjera, të njohura e të panjohura për shqipfolësit dhe joshqipfolësit, ka ruajtur sa në heshtje aq me domethënie përpunimin mistik të ….