Ecejaket tua
Ecje fine seç më paske,
tek lodron ti në lëndinë!
Erës fushës po i ngjake,
Ecje fine seç më paske,
o moj belëkëputura!
Mall të madh më ngjallke,
se m’je më e bukura!
Ecje fine seç më paske,
o moj buzë kadife!
Je e vetmja që m’sjellë paqe,
se më e mira ti më je!
Ecje fine seç më paske,
syri i bukur qerpikzi!
Baluket të bien mbi faqe,
kaq magjike më je ti!
Ecje fine seç më paske,
flokët të rrëshkasin mbi bel,
Kur m’i bënë ato ecejake,
sikur Hëna e bukur del!..