Eden i gënjeshtërt-Jorida Satka


Ne stacionin e gabuar kisha vendosur këmbët.

Nga xhami bukuria po më lodhte dhe s’po e kuptoja as ku isha.

Treni ishte mbushur plot me lule rrezatuese, flutura shumëngjyrëshe, njerëz të buzëqeshur.

Gjithçka shpërthen në lumturi.

Zemra klith.

Bletëzën e bukur e pyeta: “Ku shkon ky tren?”

E dashuruar m’u përgjigj: “Në parajsë”.

Mos, moj!

Trenin apo stacionin e gabuar?

Më duket të dyja.

Koka torrollake po bënte masë.

Si mundem tani të zbres?!

Si mund të eci përmes kësaj drite?!

Do hidhem.

Mashtrova një gjinkallë, ajo do fliste tepër e të gjithë do ta besonin.

U mbyta në lot derisa treni ndali për t’u dhënë frymë pasagjerëve.

Sytë ndryshuan ngjyrë.

Hahahaha! E bëra dhe parajsën të më urrejë.

©Jori.