Ekzistenca ime-Brixhilda Dede


Më lër të të puth mërzinë në largim të këtij fundviti!

Mos më pyet në do të dua sot, nesër, pasnesër,..

Apo vitin tjetër!

Ti beson se të dua ç’ do ditë e më tepër!

Botës së përtejme qetësish do ti largohem, duke të dashur!

Bindur deri në gjak ndjenjës!

Tani, eja prehërit në pritje, të lumturojmë momentin!

Ti, gërshetim magjik i bukurisë së jashtme me shpirtëroren!

Fyma jote, ekzistenca ime!

Më lër të të përqafoj fort deri sa të të ndihej thellë në shpirt.

Dhimbjen të lehtësoj krejtësisht.

Nëse do dhemb akoma më tepër!

Më lër të hyj brenda trupit tënd.

Nuk më mbetet gjë tjetër!