Elegji gurbeti-Nexhat Bexheti


Na erdhi kjo kohë e re

Sikur e rëndë për ne

Që në rini me i matë me metër

Rrugt e Evropës së vjetër

Hallet e mëdhaja larg na kanë çua

Janë shumë fakte që na kanë largua

Si zogjtë e njomë të shpërndarë nga tufa

Dikur s’na shpërndante as lufta

U nisa nga atdheu kokë varur nën flamur

Rrugëve të huaja tu kërkua një copë bukë

I etshëm nën krua s’mundem ujë të pi

Shumë patron, më rinë përmbi

Pse nuk vjen për ne, një ditë e bardhë

Që edhe neve fytyra, me na u zbardhë

Si popujt tjerë, të jetojmë ne vendin tonë

Për këtë duhet të bashkohemi,ashtu thonë

Vendlindja,mos ngele e shëmtuar

Gëzimet ,festat na ngelin pa i festua

Ne nëse duam,mundemi të jemi të gëzuar

Njëri tjetrin me vlerësua,i mençuri me na drejtua

Atdheun, ta perjetojmë  natyralisht të zgjeruar

Nexhat Bexheti