Elegji për vashat krutane-Petro L. Sota


Mund të jetë një imazh i 7 persona

16 qershor të vitit 1478, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.

ELEGJI PËR VASHAT KRUTANE

———————————————-

Si në valle të kapur dorë për dore,

Porsi zanat e maleve duke kënduar,

Nëntëdhjetë gra e vajza ëngjëllore,

U hodhën në humnerë për t’u flijuar.

Kur çallma e turkut Krujën e pushtoj,

Vashat krutane si lule bore qershori,

Shkëmbi i Vajës atë çast do të vajtoj,

Dhe klithmat e tyre nëpër gryka i mori.

Qershori po e piqte grurin në fusha,

Ushtria e jeniçerëve e shkallmonte,

Edhe zogjtë fshiheshin në gëmusha,

Se mjegulla Arbërinë po e mbulonte.

Ndërsa pranvera sapo kishte kaluar,

Dhe krojet gurgullonin me freskinë,

Edhe lulja e shtogut kishte lulëzuar,

Por turku po e shkelte me ushtrinë.

Porsi flutura të bardha ato fluturuan,

Dhe binin një nga një në greminë,

Dhe tokën arbërore aty e përqafuan,

Se nuk mund të jetonin me robërinë.

Retë e zeza gjithë qiellin e mbuluan,

Rrufetë tokën e goditën me vetëtima,

Dhe shiun si hakmarrje e shkarkuan,

Për vajzat dhe gratë krutane heroina.

Lumturinë, tokës mëmë ata i thanë,

Se s’mund të jetonin kurrë si robina,

Të kapur së bashku nga shkëmbi ranë,

Lamtumirë, ! E u hodhën në gremina.

Petro Sota 9 dhjetor 2024