Nga romantiku Zhozef Sulari(1815 – 1891), po postoj këtë sonet nxjerrë nga libri im “Antologji e vogël e poezisë franceze”, i përkthyer prej meje. Lexim të këndshëm!
Ëndërr ambicioze
Sikur t`kisha pak tokë, në mal, pllaj` a luginë,
Me një çurg ujë, burim apo rrëke mali,
Do t`mbillja një pemë, ulli, shelg ose marinë,
Do ndërtoja një shtëpi me kallam a kashtë kanali.
Mbi timen pemë, një fole, me gram a push mbuluar,
Një këngëtar do mbaja, zborak, zokth a mëllenjë.
Nën timen çati, një shtrat, hamak me hasër shtruar,
Do t`kisha një fëmijë, bjonde, brun` a gështenjë.
Vetëm një hektar dua; për ta matur më mirë,
Do t`i thosha fëmijës që më ngjan më i dëlirë:
“ Të ngrihesh nga shtrati para se dielli të dalë;
Para se hija jote të shkojë mbi lëndinë.
Para se syt` e mi horizontin t`përfshijnë.”
– Çdo lumturi që s`prek dora ësht` ëndërr, përrallë.
Përktheu: Gëzim Isuf Baruti