Ëndrra e dashurisë…Gezim Llojdia


1.

Unë kërkova nëpër male dhe brigje

Pastaj qëndroj në mes të fushës ,

por ëndrra e dashurisë ishte ndryshe.

Dhjetë rrugë shfaqen, kur vjen drita,

Njëzet të tjera, humbasin nga errësira.

2.

Dhe Zoti ynë, na jep mënyra të çuditshme

Farfurijnë pemët në erë .

Sivjet vjeshta mbaroi.

Do bien këto gjethe.

Të tjerat do të jetojnë

pas tyre .