Erotikë ( E papërlyeme )-Donike Rrethej


Donike Rrethej

  · 

EROTIKË ( E PAPËRLYEME )!

M’pushto ,

kurmin prej femne ,

aq t’ brisht ,

kahdalë.

Prek me gishta kufijt e rrugëve q’i t’çojnë…

n’vetvrasje t’ligsht.

Prehu,

n’burimet e andrrave t’mëkatshme ,

ndalu,

ku çilin mij dishira t’ndalueme,

zblo trojet e pa’pushtueme,

e me buzt q’i t’ndizen flakë,

hesht !

mos fol ,

Shijo ,çka Zoti t’ka vue n’dorë.

Rënko,

me kangët e trupit ,

po vën zemrën e mbi mue pesho,

t’humbi n’gjoksin tand prej burrit.

E n’shpirt ?!

m’shtrëngo fort ,

si me ken për ty gjaja ma e randsishmja n’botë,

m’len me humb ,

pa pasë turp,

me kohën u bashna nji ,

se koha asht dhimë ,pak edhe dashni.

M’so me t’dasht !

pa pasë kufij q’i na ndajnë ,as fjal…

jam unë e i joti shpirt i epshun ,djall…

n’rrugët e pa’kthyeme pa frigë na ço,

jeto me mue ,m’duej ,m’shijo.

Autore:

Donike Rrethej .