Eli Nebi -Plaku
Fëmija i parë...
Gëzimi,lumturia, drejtë meje fluturuan
Një yll zuri vend, në qiellin e shpirtit tim
I krijuar nga qelizat e mia
Nga gjaku i zemres,nga më e pastra dashuri…
Qarjen tënde bir, diejt kur dëgjuan
Vallen seç e hodhën, lartë në gjithësi
Ëngjëjt buzëqeshën , erdhën më uruan
Jetë dhe lumturi, të ketë biri yt…
Gjithë dhimbjet në çast, m’u zhdukën vetiu..
Sytë m’u mbushën dritë
Nga më i ndritshmi shkëlqim…
Je gjithcka për mua, ëmbëlsira,fruta
Hapi yt i parë, belbëzimi yt
Të më kesh jetë,o bir sa jetë kanë malet
Sa ka rreze dielli, të më kesh mirësitë…!!