Poezi
Fjeta me hënën mbremë
Me velënxën flokatë me ngjyrë qumeshtore
U mbulova sonte si mik i shtëpisë në fshat
Thëllimi kishte zbritur nga mali i fëminisë
Aroma e ftoit të saj po më deh në këtë natë.
Gjyshi mungon të më mbulojë-Fli,zogëzë,fli
As nëna e mirë-Fli,bir,se të ngroh kjo e uruar
Krevati pranë dritarës rënkon,oh,nga pleqëria
Hëna…ah kjo hënë,futet nga xhami.. e praruar
Në velenxën flokatë me ngjyrë qumeshtore
Rrokulliset hëna, veç të gjejë pak ngrohtësi
Si përrallë më tregon ato bëmat e mia dikur
Gjumi më zë,kur zgjohem ajo është prapë aty.
Të kujtohet mani degëmadh dikur në oborr
Shilarësin,që gjyshi ta bëri me litar të fortë
Deri vonë luaje dhe më prisje sa të vija unë
Ti suleshe me furi të më kapje,s’më arrije dot.
Në velenxën flokatë me ngjyrë qumeshtore
Me hënën që s’më ndahet flemë të përqafuar
Rend mes endrrës të kap timen borëbartdhë
Gjelat më zgjojnë,kërkoj hënën..është larguar
NOSTALGJI PËRENDIMI
Oborri i heshtur më shikon me ca sy të trishtuar
Lotë i pikojnë, e hardhia më rri me buzë të varur
Me fton të ulem në stolin e zbardhur me rrudha
Të ngroh me frymën time trupin e tij të mardhur.
Të shohim perendimin,thotë stoli me zë të drunjtë
Si dikur, të mbaja në krah,të soditje këtë mrekulli
Ti nuk mbaheshe,kërkoje misteret që fshihte dielli
Hipnotizoheshe me bukuritë e kësaj Mbretërie Magji
Bashkë jemi qafuar me mall në buzëmbremjen gri
Përendimi me magjinë e trendafiltë na çmend të dy
Erdhi edhe hena shoqeruar me një yll të bukur peri
E bukura ime, e dashuruar me yllin, ajo më bën zili