Fragment…
Ti je grua e jetuar ndaj besoj do të më thuash diçka për brengën, atë brengë që të jep dashuria.
Gruaja e dëgjoi vajzën e re me kujdes, donte t’i jepte një përgjigje shteruese për diçka që vërtetë e dinte mirë.
Brenga është mos përmbushje, është diçka që nuk e njeh, ti nuk e ke shijuar, ndjerë, nuk e ke provuar si do jetë më tej, kthehet në obsesion. Ndaj kujtimet janë sensoret që e ngacmojnë, e bejnë të duket e rëndësishme, nevojë, boshllëk që duhet mbushur. Por unë nuk e kam patur kurrë këtë ndjesi, sepse gjërave u kam shkuar deri në fund, përtej asgjës nuk ndien më asgjë. Asgjëja në kuptimin toksor, në atë kuptim që ne i kemi dhënë. Sepse asgjëja në kuptimin kozmik është gjëja më e ndërlikuar e universit. Nuk kam brenga, nuk i kam lejuar vetes të mos e dëgjoj veten, çdo pyetjeje “po si kur “ i kam dhënë përgjigjen që kërkonte. Kjo gjë të krijon një lloj paqeje me veten që nuk dëmton anën tënde emocionale, psiqika jote nuk është në alarm për të kërkuar. Ti ke stabilitet në kërkesat e tua. Nuk ke uri, kërshëri, dëshirë për t’u ndier e vëzhguar, e dëshiruar si një adoleshente, pa aftësinë e qëndrueshmërisë. Ndaj qëndroi besnike vetes dhe kurrë nuk do pendohesh, por fillimisht duhet ta njohësh atë, se në të kundërt do jesh gjithmonë në kërkim të diçkaje që se di por të mungon, mund ta kesh pranë por nuk di ta shohesh.Asnjë rrugë e pa përshkruar nga unë nuk ka qënë imja!