Gjethet!-Cerazela Kondi


Gjethet!

Sa bukur plaken

gjethet e Nëntorit.

Ditët e fundit të tyre

me dritë,e ngjyra plot.

Sa shpejt, kalon viti dhe koha.

Sa shpejt,pranvera dimrit vënd i lë.

Sa shpejt,gjithcka shpërfytyrohet.

Kur loti bëhet shi,

pemën e jetës tonë,vadit.

Dhe ne….

Gjethe shumëngjyrëshe, të ndritshme

mbi tokë biem.

Dritë dhe qilim.

Ngjyra jeshile,do të na ndjeki përsëri.

Dhe shpresa,dhe ajo jeshile.

Ngjyrën gri,në jetën tonë ndricon.

Pranvera,do të vijë përsëri.

Pemët me gjethe jeshile,do veshi.

Cdo stinë,me të sajën bukuri.

Ajri i ri i Pranverës himn.

Me melodi e këngë të reja shkruar.

Mërzitjen dhe brengat në zemër

ëmbël,ka për ti zbuar.!!