GJUHA E NENES-Refat Metaj


GJUHA e N E N E S

==================

Emigracionin se kam provuar kurre

Por se çfare eshte e di mire

Per vendin tende je i perveluar

Dhe per guret e avllise

Per gjjtheçka qe pas ke lene

Nene babe e gjithe te tjere

Per motra e vellezer

Shoke e miq e si gjithe here

Mbi te gjithe per femijet

Qe qajne dhe kerkojne baban

Per bashkeshorten qe merak ka

Femijet perkedheli duan

Ne dhe te huaj je jetim

Askush nuk kujdeset per ty

Aq me keq kur gjuhen nuk di

Qendron si kufom njeri

Shkova tek djali per ta pare

Me merakun e nje prindi

Per te pare si jeton valle

Ne vend te huaj te fqinji

Mire ishte rregulluar

Me ⁴jithe gruan e femije

Por e mira fund nuk ka

Ka qe jetojne shume me mire

Gjithe diten ishin ne pune

S’kishin kohe per muhabet

Vetem darka i mbledh bashke

Kush me vone e kush me shpejte

Dilja une nga qyteti

Si nje shurdh si nje memec

Nga gjuha nuk merja vesh

Veç vezhgonte syri shkret

Nje pas dite kaloj prane

Nje lokali flisnin forte

Nje ze me erdhi ne vesh

Foli shqip me shokun shoke

U ketheva nga ata

Ngula syte po i veshtroj

Po ky tha njeri prej tyre

Do qe ti hedhim nje kocke

Jo tha tjetri s’ma mer mendja

Ky qenka i veshur mire

Çi bene Nenen tha i pari

I gezuar tha te na beje mire

Hyra brenda ne lokal

I bera shenje banakjerit

Mer dy birra i thashe

Jepu atyre atje jashte

U shpuri birrat banakieri

Dhe beri shenje nga une

Ata syte zgurdelluan

Dhe me pyeten nga isha

U befte mire u thashe shqip

Juve qe me shate nga nena

U gezova shqip kur degjova

Birrat nga dora u rane

Kur degjuan fjalen shqip

Si do qe ta perdoresh

Gjuha e nenes eshte embelsire

Te ofenduar tani ñe kulm

Me ftuan ne tavoline

Duke me kerkuar te falur

Beme adetet hengrem e pime..

Emigrant te ndrifte nuri

Halli ne Dhe te huaj te shpuri.