Gjuha e syve-Imer Hysa


A s’është gjuhë e syve e përbotëshme

Gjuhë që e flet çdo gjallesë

A s’ështe ajo gjuha më e moçme

Dhe me jetgjata në univers ?

Me gjuhën e syve flasin fëmijët

flasim ata që s’lidhin dot fjalë

flasin kafshët, flasin dhe yjet

Dhe çdo gjallesë që ka sy në ballë.

Ka fjalë dashurie gjuha e syve

Ka fjalë qetësuese dhe fjalë pendese

Ka dhe fjalë agresive që u ngjajnë stuhive

Siç ka edhe fjalë që dhurojnë buzqeshje.

Se gjuha e syve është gjuhë e lashtë

Është gjuha më universale në botë

Ndaj mbrohet në kështjellë me dy kapakë

Dhe me bedena qerpikësh të fortë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur