Grimca jete-Manushaqe Toromani


GRIMCA JETE


E dielë. Aurora u ngrit më shpejt seç bënte zakonisht në ditë pushimi. Përgatiti çajin mori biskota dhe u ul në tavolinë . Në mëmdje i zienin mendime e inate që kishin ndryshuat gjithë gjëndjen e brëndshme . Kishte shpenzuar kaq shumë kohë ,ndjenjë ,me njeriun e gabuar që skishte merituar asgjë. Dritani e kishte lënduar,e kishte bërë të besonte se e donte,se kishte kujdes e vëmendje ndaj saj. Por jo. Thjesht kishte parë një lloj interesi tek ajo,duke qënë në një pozicion pune të mirë me pagë e përparësi.jetonte e vetme në shtëpinë e trashëguar nga prindërit dhe për këtë kohë që jetonim nuk ishte pak kjo gjë. E kishte lënduar në ndjenjë,e kishte shfrytëzuar.
Oo jo.
Kanë kaluar kaq kohë dhe ajo akoma vazhdon të jetojë me mendime të hidhura e me frikën se nuk do mundte më të mendonte për një ndjenjë tjetër. Kishte humbur besimin.
Mbaroi shpejt,u vesh dhe ashtu e përhumbur zbriti shkallët. Kur doli pa se binte një shi i imët dhe pa se në çantë nuk kishte vendosur çadrën. U kthye.hapi derën dhe shkoj drejt ballkonit për të marrë çadrën. E acaronin dhe këto pakujdesi që tregonte sa herë përhumbej në mendime gri
Filloj të ecë me ombrellë në dorë ngadalë trotuarit pa e ditur ku do shkonte. Vetëm donte të largohej larg njerëzve,larg makinave që nuk i pengonin as stuhitë e mëdha në këtë qytet e jo më ai shi i imët i fundvjeshtës.
Ashtu turbull siç ishte i shkrepi papritur një mendim.
Ti hipte autobuzit e të largohej diku në periferi të qytetit,në natyrë,në ajër,për fat dhe pikat e shiut u ndalën. Futi çadrën jo shumë të qullur në çantë dhe u nis e sigurt drejt stacionit të një autobuzi që shkonte në një qëndër tregtare e pastaj vazhdonte deri diku në rrethinat e qytetit. Nuk I pëlqente rrëmuja,sidomos në një ditë si ajo e sotmja,por duke menduar vetëm si të shpenzonte kohën u fut në qëndrën tregtare,pa ndonjë interes .Futej e dilte nëpër dyqane derisa po kuptonte se po i merrej fryma e ishte lodhur aq shumë sa po i dhëmbnin këmbët. Ishte e dielë dhe aty kishte aq shumë njerëz dhe kjo gjë pa e kuptuar ishte kundër shijeve të saj. Nuk ndodhte asnjëherë të shkonte në një qëndër tregtare kur ajo mbingarkohej nga vizitorë,pjesa më e madhe e të cilëve shkonin thjesht për të shtyrë kohën a për të pirë një kafe . Një kafee?
Gjëja që donte më shumë në ato momente ishte një kafe,larg asaj rrëmujë që po i merrte frymën. Zbriti shkallët e qëndrës tregtare,doli e hutuar në rrugë dhe nuk po dinte ku mund ta gjente një bar kafe të qetë , të mund të ulej e qetësohej me një filxhan kafeje para.
Autobuzi ishte në stacion dhe kishte dhe dy stacione për të shkuar në destinacion ,në fshatin e bukur jo shumë larg nga aty.
Vendosi ti shkonte nga pas në këmbë,a thua do bënte garë me të,por ajo nuk i nxitoj hapat dhe autobuzi i humbi nga sytë. Filluan sërish piklat e shiut dhe nxori çadrën nga çanta. Sa mirë që e mori! Moti kishte luhatje.kishin kaluar gati 20 minuta ecje e spo shihte një bar kafe ku mund të ulej. Vërtet deshi të largohej nga zhurma e njerëzit por dhe aq larg sa po shkonte vetëm për një kafe që do ta qetësonte nuk duhej. Kthim mbrapa jo. Pyeti dikënd në rrugë dhe i thanë se shumë afër e kishte kafenenë e aq shumëpritur. Eci dhe pak dhe ja i doli kafeneja e ngritur pak sipër rrugës me ca shkallë të bukura e kangjella si të ishte një vilë e banuar. kishte një verandë të mbushur me lule e trëndafila që lulëzonin sikur të ishin në pranverë e jo në fundvjeshte. Një dorë e kujdesshme kujdesej për to.
Ja vlejti lodhja mendoj. Ajo panoramë që ju shfaq para syve ishte një relaks i vërtetë. Për çudi aty nuk kishte këmbë njeriu. Mos ndoshta ishte mbyllur?!
U fut brënda kafenesë dhe pa një zotëri që nga ndriçimi jo i plotë brënda nuk i erdhi pamja e qartë. Ndodhej i ulur përballë televizorit me telekomandë në dorë. E pyeti nëse ishte hapur dhe si mori pohimin nga zotëria në një moshë relativisht jo shumë të madhe u kthye nga dera dhe u ul diku në tavolinën afër ballkonit nga i vinte një panoramë e gjelbër,vërtet qetësuese për sytë e lodhur.
Çadrën këtë herë nuk e futi në çantë por e hapi në verandë ngjitur me tavolinën ku ishte ulur që të mund të thahej për aq kohë sa do shijonte kafenë aq të dëshiruar. Dhe ja afrohet zotëria që me siguri ishte i zoti i atij biznesi me kafenë mbi tabaka. Ktheu kokën dhe sytë e saj u ndeshën me të tijët. Diçka I ndodhi sikur të kish prekur një tel të zhveshur korenti. Zotëria nuk i kalonte të dyzetë e pesat. Ajo që e bëri të reflektonte ishte mënyra si ai e pa dhe po e vështronte edhe pse një kohë e shkurtër. I vendosi kafenë para duke e uruar ti bëjë mirë vazhdoj rrugën për nga ishte nisur. U përhumb në panoramën e natyrës duke rrufitur kafenë por dhe me një lloj dridhje a sikleti . Ndodhej fare vetëm në një ambient në periferi dhe po shijonte kafenë e shërbyer nga vet i zoti kafenesë që diç i shprehu thjesht me atë shikimin e syve. Në fakt ishte një ndjesi e bukur që kurrë nuk mendonte se do e provonte më pas ndarjes me Dritanin . I kish rastisur të takohej me meshkuj të bukur, të edukuar,sjellshëm,madje kish pirë dhe kafe,biseduar me ta për tema nga më të ndryshmet por asnjërin nuk e kishte parë si një mundësi. Besimi kishte humbur. Të gjithë i ngjasonin me Dritanin. Ndenji goxha. Duhej të paguante kafenë dhe të largohej. I duhej të ecte sërish deri tek autobuzi dhe 25 minuta. Ju desh të futej sërish brënda për të pyetur zotërinë për çmimin e kafesë dhe të mund t”ia linte në tavolinë,të shkoqura kishte plot në kuletë. Me një lloj sikleti e drojë i”u drejtua. Po njësoj i’u përgjigj dhe ai. Për të mos rënë në sy se u vu në siklet e falenderoi për cilësinë e kafesë dhe për kënaqësinë që i dha ajo panoramë. Njësoj ju drejtua dhe ai duke e pyetur nëse i kishte rënë rasti të vinte ndonjëherë në ato anë. Jo,hera e parë i tha ajo dhe u kthye për tek tavolina. Nxori paratë e kafesë ,la edhe bakshish dhe mori çantën e u nis drejt stacionit të autobuzit. Pa e vrarë vëndjen për të nxituar duke vazhduar ta shijonte atë panoramë dhe ato pak çaste nxori dhe telefonin të fokusonte pamjet. Ashtu pa mëndje apo mëndje tek fotot e trembi frenimi i një makine ngjyrë gri para këmbëve
Sa si ndali zemra kur dora e shoferit i zgjati para fytyrës një çadër. Ishte çadra e saj. E kishte harruar në kafene. Rastësii.
Rastësi e bukur. U përballë sërish m e ata sy që u ndesh dhe dy orë më parë kur arriti në kafene e njëjta dridhje ,
emocion. E falenderoj kaq seriozisht këtë herë që kishte mbyllur kafenenë vetëm për ti sjellë asaj çadrën. Do e bënte dikush tjetër një gjest të tillë?
Ata sy,ai shikim,ai gjest aq njerëzor dhe i rrallë. Hej dreq.
Si ndryshon gjendja e njeriut kaq shpejt.
Tashmë ai shoferi,mori guximin dhe nëse ajo nuk do kishte kundërshtim,I kërkoj ta shoqëronte me makinë deri në shtëpi për t’ja lehtësuar udhëtimin.
Nuk pati mundësi të kundërshtonte.
Shikimi,sytë,çadra,ishte bërë lëmsh për fare kaq pak.
Hipi në makinë,pasi shoferi i hapi derën dhe u nisën drejt qytetit….