Gurë themeli i diturisë!Miranda Troci Derti


Gurë themeli i diturisë!!

( pèrkushtim dy shkollave tè vendlindjes Reç)

Në djep të trimërisè nè Reçin tim..

Kètë gurrë të pashterur bunar i mençurisë..

Rritur trima e dijetarë kudo kanë lëshu dritē.

Këtu nè ktē gurë themeli të .diturisë..

Në dheun e burrave të mençur të etur pèr dije..

Shqip ju fliste shpirti shkruar nē gurë stralli..

Në malèsi tè fjalëhollëve burim mençurie..

Tè armatës gjuhëtarëve që nga koha e arbërit…

Simbol shqiptarie nè zemèr të vendlindjes time..

Tempull i kreshnikëve tè të parëve të mi..

Brezit arsimtarëve pinjollë të dijes..

Mbartin emër trimash të atdheut për liri..

Si dy krahët e shqipes shkruar në dy anë ..

Të trimave reçjanë që dhanë jetën për vatanë..

Shkolla “Halil Selmani” e këtij trimi atdhetar..

E tjetra “Dërvish Hasani” burrë dijetar..

Gjeneratave që ushqyen me rreze e artë të diturisë..

Armata e mēsuesve dekadash në këtë malësi..

Simbol .krenarie në faqe të parè të lavdisë..

Mendimtarëve qè pèr trollin banë emër shkruar në histori…

Tè penèhollève mendje mprehur me ndjenja atdhetarie..

Kèta tempuj dije në themel kètij dheu èmbël mjaltē..

Kullave të trimave e vatër dijetarësh dèshmi e çdo breznie..

Legjendarëve të lavdishēm atdhetarëve mendje artë…