Hajt! Mbi flokët e tu…Përktheu:Gëzim Isuf Baruti


Nga “Antologji e vogël e poezisë franceze”, libër i përkthyer prej meje, po postoj këtë poezi shkruar nga Teodordë Banvil. Lexim të këndshëm!

Hajt! Mbi flokët e tu…

Hajt! Mbi flokët e tu të zes hidh një kapele kashte.

Para orës plot zhurma, orës kur gjithë jan` jashtë,

Shkojmë shohim mëngjesin kur malit merr përpjetë

Dhe këpusim lëndinash lulet që duam vetë.

Anëve të burimit në reflekse dremitur,

Lila t`praruar uji hedhin lulet venitur,

Tepricën nëpër fusha edhe ndër pemishte

Si një jehonë e largët e këngës labërishte,

Dhe, për ne duke tundur fletët gjith` kundërmim,

Puhitë e mëngjesit, si murgat në shtegtim,

Hedhin tashmë drejt teje, kur ti po buzëqeshke,

Aromë lulesh molle, aromë frutash pjeshke.