HAPA SOT KUTINË ME KUJTIME
Hapa sot kutinë me kujtime,
Të të gjeja ty dashuria ime.
Dhe gërmova, o sa shumë gërmova,
Të të shihja njëmijë herë unë doja.
Pastaj dole ti si dritë me diell,
E di ç’ më the? Jam lart në qiell!
Unë s’ kisha shkallare të vija lart,
Ndaj m’ u mbyll dhe rruga, që në start.
E mbylla kutinë unë menjëherë,
S’ kishte diell më, qielli m’ u bë sterrë!