Hiret e natës!!Miranda Troci Derti


Miranda Troci Derti

Natës së ftohtë shijoj hiret e saj.
Avujt e shpirtit ngrohin dhomën e zbrazur.
Pikturoj errësirën n.të zezë imagjinatë.
Orët e akujta që territ të stërgjatur.

Ftohtit kristaltë ngjajnë yjesh ngrirë mbi xham.
Penelin në avujt e shpirtit e ngjyej..
Çastesh vetmie zgjedhur personazh ..
Lëvroj vizat mbi xham me shpirtin e thyer…

E nxjerr dufin mbi pikturën nxitimthi zhgarravitur..
Copëthat e akujve vizëllojnë dritë si diamante..
Hëna lëshon hiret mbi xhamin e ndritur..
Ikonën që ndërtova n’të ftohtin e kësaj nate..

Gjumin e prishur rutinë bërë hir..
Netëve të stërlodhura dënueshëm në s.mirë..
Hiret e natës së ngrirë kristal mbi xham.
Shpirtërores përbrendshëm shkrirë në personazh.

Më vjen hidhur natë errët plot hire..
Më ngroh sonte kësaj vorbulle s.mire..
Damarësh plot helm ngulfuar fryrë..
Hiret e ëmbla më merr me të mirë..

Shkroi!!
Miranda Troci Derti!